Shqiptarët sot janë më të lumtur se kurrë më parë në histori, nuk jemi si Serbia, një shtet me pleq e plaka

17 Gusht 2021, 12:45Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Asnje paralele mes Kosoves dhe Afganistanit nuk ekziston.

Kosova ka qene viktime e nje regjimi me ambicie gjenocidale.

Ate ambicie e ka frenuar bota perendimore.

E, boten perendimore e kane perqafuar te gjithe pjesetaret e elites politike te Kosoves, krahu i levizjes paqesore po aq sa krahu i levizjes çlirimtare me arme.

Ne mund te jemi kritike ndaj ndonje banditi nga radhet tona qe ka keqperdorur lirine, por edhe banditet tane enderrojne te kalojne ndonje fundjave ne Perendim, jo ne Kabul.

Shqiptaret e gjalle jane shqiptaret me te lumtur ndonjehere ne histori. Shkojne njerezit nga Prishtina ne Tirane per nje dreke.

Vijne njerezit nga Tirana per nje birre ne Brezovice. Shkojne njerezit ne Shkup per pike qejfi.

Vijne shqiptaret e Maqedonise ne Kosove po ashtu per pike qejfi. Edhe ata te Lugines se Presheves.

Shqiptaret jane komb me shume probleme (varferi, ekonomi qe ende nuk ka arritur nivelin e duhur te lulezimit, institucione ende jo aq stabile), por cili komb eshte me dinamiku ne Ballkan? Shqiptaret!

Kush kalon me veture neper Serbi, me se largu nga Nishi ne Merdar e kupton problemin e Serbise: nje shtet me pleq e plaka qe po zbrazet.

Dhe kur futesh ne Kosove, perpara e ke nje zgjua bletesh: njerez, njerez, njerez! Shumica te rinj, energjike, me ide, kreative, dashamires, te perzemert.

Nuk jemi me ne vitin 1996, 97, 98 apo 99. Me 1999 rreth 1 milion shqiptare u debuan nga regjimi serb, tash, vetem ne korrik, 340 mije pasagjere nga Perendimi kane aterruar ne Prishtine.

Edhe gjate gushtit me gjase nja 300 mije do te aterrojne ne Sllatine. Secili me i pasur se tjetri. Secili me i suksesshem se tjetri.

Serbia veç enderr e sheh pushtimin e Kosoves. Mund te tallemi me kete enderr.

Dhe te shijojme jeten ne Himare, Dhermi, qe besa edhe ne Korçe e Pogradec, ne Struge, Theth e Vuthaj.

Shekulli i shqiptareve sapo ka filluar. Vetem duhet te mesojne nga gabimet e te tjereve.

11 komente në “Shqiptarët sot janë më të lumtur se kurrë më parë në histori, nuk jemi si Serbia, një shtet me pleq e plaka”

  1. Sara says:

    e vertete, po sa te veshtire e kemi ne me mesu nga gabimet tona, e lere me pastaj nga ato te te tjereve…!

  2. Pthpthpth mashallah mos na pafte syri syu i keq says:

    Uh o Enver kap ndonje gjë me dorë se mos na ha më sysh.

    1. I.Hoti says:

      NHK MUND TI HEQESH NJE PIKE A PRESJE KETIJ SHKRIMI! SHKURT E SAKTE> LEXONI SHKRIMIN DHE KOMENTONI me dashamirsi si shqiptare ,e jo si fqinjte e ardhur te shqiptareve

  3. Bato says:

    Po kush mootin te jep hapesire ty, mor teveqel?

  4. Heqim DERMANI says:

    O Veruk,
    Ti je,
    Një mut,
    E mat jetën,
    Me një kut,
    Kutin e tëndes
    Injorancë,
    Allafranga me tanuz,
    Koka fyll,
    Trupi n’pus,
    Pordhë shumë,
    Fjalë pa kuptim,
    Pa bosht n’ide,
    Je si fluger,
    Nga fryn era,
    Ti vrap nget,
    Me xjerr ndoj lek,
    Siç je pa karakter….

  5. Labi says:

    Per cil Shqiptar e ke fjalen o Robell,per ata qe jan bo Zviceran me ane te guxhes,apo ata qe jan bo me ane te spiunllekut si puna jote.

  6. Prendo says:

    Demografikisht ke plotesisht te drejte . Jo vetem Serbia ka ngel pa rini Po dhe Bulgaria Romania e pothuajse gjithe vendet e Ballkanit. Por aty ku stonon shume eshte krahasimi me Serbine . Nese Etaloni jone qenka Serbia i binte qe né me mire te rrinim ne komunizem è Kosova nen Jugosllavi .

  7. Ceni says:

    Shyqyr o Robell se na mbyti negativiteti. Lexojme njerez qe qahen e shajne pafund. Shqiptaret e cliruar nga diktatura komuniste dhe diskriminimi sllav, tani fluturojne gjithandej, shkojne e vine neper bote. Po zhvillohen dhe modernizohen. Kush eshte punetor e me mend do beje hajer. Kush jo, do vazhdoje te meret me llafe.

  8. Patronazhisti says:

    Tabllo e bukur, sikur të ishte e vërtetë. Sa të jenë morrat e kuq kriptokomunistë në pushtet, shqiptaret e Shqiperise do te jene me te varfërit , të shpronesuar, refugjatë në vëndin e tyre. Gjurmët e krimeve të tanishme, të çojnë ne një të ardhme katastrofike te Shqipërisë. Kosova ka shpresë. Zgjodhi me vullnetin e vet. Mund te zhgenjehet por mund dhe te perparoje si shtet demokratik. Shqiperia eshte blasfemi politike, pronesi moniste e varur nga regjimi okult I kuq. Ska vote te lire. Vetem propogande, hipokrizi mashtrim.

  9. tefik says:

    Robeli si gjithmon gazetar i LDK se beligradit Po more koke derre ,shko ne Maqedonin perendimore, shtepite gjithe te boshatisura,ne Kosove perdit mbyllen skolla,Shqiperia ,gjysma ne Greqi dhe Itali qe nuk flasin me shqipe .Serbet te gjithe i ke ne Beograd,Nish,Novisad….kane hikur vetem nga fshati.Pake serbe e leshojne vendin dhe serbi atje ku shkon serbe mbetet

  10. Kalim says:

    Udheheqjen e nje vendi e bejne politikanet,kritikat e shumta dhe perkedheljet ndaj cdo gjeje jane nje vetekenaqje dhe mburje. Serbet kane qene dhe jane te afte te genjejne dhe te bejne nje politike akademike per te gjithe boten dhe faktet jane se sot edhe pse Shqiptaret ne Kosove kane qene viktima te nje gjenocidi te madh, sot Evropa mbeshtet me shume Serbine se Kosoven. Per Shqiperine eshte e njejta gje nuk ka asnje autoritet si shtet ne Evrope. Prandaj fjalet e bukura mbajeni dhe ju gazetare pa i cfaqur per publikun ato nuk kane vlera as morale apo jetesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje