Këtë verë, për Dua Lipën ka akoma vend për pushime. Pasi mbylli pushimet në bregdetin shqiptar, e mahnitur me bukuritë joniane, 25-vjeçarja shijoi edhe plazhet e Ibicës në Spanjë, një vend që po përjeton rekorde temperaturash të larta që arrijnë deri në 48 gradë Celcius.
Ylli i muzikës Pop dhe R&B publikoi një seri fotosh në Instagram ku shfaqej me bikini në pishinat e resorteve spanjolle, duke i lënë pak vend imagjinatës.
Fokusi i komentuesve nuk përjashton linjat e saj perfekte si të një modeleje. Edhe në Ibiza, krahas partnerit Anvar Hadid, ajo ishte e shoqëruar edhe nga mikesha të saj.
Ajo po shijon edhe suksesin e bashkëpunimit me legjendën e muzikës britanike Elton John. Javën e kaluar publikuan edhe hitin e suksesshëm Cold Heart, një përpunim i hitit të viteve ’80 “Sacrifice”.