FOTOT: Skandal në qeverinë belge, zbulohen SMS-të e kryeministrit me pornostaren

22 Gusht 2021, 18:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Skandal në qeverinë belge, zbulohen SMS-të e kryeministrit

Qeveria belge përfshihet nga skandali. Shkak është bërë zbulimi i bisedave sekrete të kryeministrit të vendit Alexander De Croo me një aktore italiane të filmave për të rritur.

Ajo është Eveline Delai nga Trento 28 vjeç dhe beqare, ndërsa ai 46 vjeç i martuar me 2 fëmijë. Bisedat mes tyre ishin kryer në ËhatsApp ku aktorja i kërkon edhe një takim.

“Përshëndetje i dashur. E di që je në Belgjikë në 24 Nëntor. Fantastike. Mund të fiksojmë një takim për një ditë më pas, pra, të hënën me 25”, është një prej mesazheve të shumta që vajza e re i ka dërguar kryeministrit belg që në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Telekomunikacionit.

Aktorja thotë tani se mesazhet që ka marrë nga politikani i lartë belg kanë qenë të rastësishme për shkak se ajo do të vizitonte këtë vend e angazhuar në një spektakël.

“De Croo më shkroi siç më shkruajnë shumë të tjerë. Nuk e dija kush ishte dhe si e kishte gjetur numrin tim. Më pas më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe vijuam të komunikojmë. Nuk mundëm të zhvillonim një takim”, tha aktorja.

Historia ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e koalicionit qeverisës në Belgjikë. Vetë kreu i qeverisë tha se nuk e kishte takuar asnjëherë 28-vjeçaren ne një përpjekje për të shpëtuar figurën e tij, por edhe karrigen e kryeministrit.

6 komente në “FOTOT: Skandal në qeverinë belge, zbulohen SMS-të e kryeministrit me pornostaren”

  1. Entoni says:

    Une them te ia falim. Sandri e ka kuptuar gabimin edhe nuk do ta perserise me ???

  2. Sam says:

    Po ku i gjeni këto lajme more Mero avlade??

  3. Tropoja I në belgjike says:

    Po mire, pune e madhe, edhe sikur ta kishte takuar, njeri është edhe ai. Të gjithë bëhen më të krishterë se Papa.

  4. Scutari says:

    Bëra një crtl të shpejtë dhe ishte alamet aktoreje!! Bravo kryeministri!! Ke qëlluar në kokë!!

  5. GazMir says:

    Eksodi Rumun step Belgjikën për ti ndezur dritën jeshile zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

  6. Popull says:

    Beni jone neri kopil me sekretaren e se gjeti gje. Ku i shkreti veten mesazhe i ka dergu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje