19-vjeçari në Kosovë humb betejën me COVID, familjarët: Ishte sportist, s’kishte sëmundje të tjera

23 Gusht 2021, 21:20Rajoni TEMA

Hekuran Jezerci, 19-vjeç nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ai ka humbur betejën me virusin dy ditë më parë. I riu ishte sportist dhe nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëuese.

Arsim Jezerci thotë se në mesnatë gjendja e tij është përkeqësuar dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë.

“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mujt me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital. 

E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshti zoti e mori”, tregoi ai.

Ai i bën apel qytetarëve që të marrin vaksinën.  “Kush e sheh këtë video sa më shpejt le të vaksinohet. Allahu çka e ka shkruajt aty, na s’mundemi me i ikë asaj por obligimet që ne i kemi duhet me i kry’, shtoi ai.

2 komente në “19-vjeçari në Kosovë humb betejën me COVID, familjarët: Ishte sportist, s’kishte sëmundje të tjera”

  1. Lani says:

    Pse nuk e kanë çuar më shpejt në spital por vetem nje dite para se te vdiste?!

  2. Shqiptari says:

    Ngushellime familjes.Po gjuha e perdorur nga mjeku me habit. Gjithe bota i quan infermiere dhe jo motra. Mjaft me turqizma se na e shpifet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje