FOTOT: Kostum me kristale dhe kapele shumëngjyrëshe, Dua Lipa shkëlqeu në ditëlindjen e saj

23 Gusht 2021, 12:16Lifestyle TEMA

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është shfaqur mahnitëse teksa festonte ditëlindjen e 26-të.

Përmes postimeve në Instagram, Dua shfaqi linjat trupore në një palë reçipeta të zeza, të cilat i shoqëroi me një kostum me kristale dhe një rrip në formë zemre.

Një kapelë e madhe shumëngjyrëshe, grimi i lehtë ngjyrë rozë dhe gjerdanët rreth qafës e kompletuan edhe më shumë stilin e veçantë të artistes shqiptare.

“Unë jam një luan – nuk mund ta thuash”, ka shkruar Dua në Instagram.

Ndërkohë, partneri i këngëtares Anëar Hadidi i uroi asaj ditëlindjen me një dedikim emocional në Instagram. “Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia”, shkroi ai krahas një fotografie të këngëtares.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje