“Ballkani i Hapur”, Rama: Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por do vazhdojmë punën, pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës

25 Gusht 2021, 12:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nuk la pa përmendur edhe nismën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se nuk e shqetësojnë aspak polemikat dhe akuzat.

Rama u shpreh se ka shum tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë punën, pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës.

“Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”. Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë.

Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës do bëjmë plot punë të mira, pavarësisht mosdakordësisë me “Ballkanin e Hapur””, deklaroi Rama.

1 komente në ““Ballkani i Hapur”, Rama: Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por do vazhdojmë punën, pavarësisht mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës”

  1. nje nga idiotet says:

    Askush nuk i di rezultatet e pritshme nga pjesmarrja ne ballkanin e hapur.
    Uroj te na dale per mire.
    Por menyra se si u vendos per kete projekt eshte ofenduese dhe te revolton.
    Mungon nje dokument shteteror me nje studim te detajuar se cfare perfitojme dhe cfare humbasim nga ky projekt.
    Sulltani i di te gjitha dhe nuk ka nevoje per ekspertize.
    Jo vetem kaq por nuk denjon te shpjegoje asgje.
    Nuk na ka fare ne konsiderate dhe ka te drejte.
    Opoziten e ka blere, votat i bleu e pse duhet te na pyes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje