Aksidenti në Muzinë, reagon Ilir Meta: Qytetarët të ecin mirë, ndërsa Policia t'i shmangë aksidentet

26 Gusht 2021, 18:23Kronika TEMA

Për aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën disa të tjerë ka reaguar edhe Ilir Meta. Në një mesazh në rrjetet sociale ai u bën apel qytetarëve për përgjegjshmëri të lartë dhe kujdes në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të shmangen tragjedi të tilla në të ardhmen.

Gjithashtu Meta i bëri thirrje edhe Policisë që të marrë çdo masë për parandalimin e aksidenteve që bjanë bërë të shepshta në Shqipëri.

“Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë”.

4 komente në “Aksidenti në Muzinë, reagon Ilir Meta: Qytetarët të ecin mirë, ndërsa Policia t’i shmangë aksidentet”

  1. shoferi says:

    Mos ia dekreto qeverine Edi Rames prape o “ujku i Skraparit” dhe do shikosh se si do marri masa populli pernjehere!Mona u kethye ne shtepi,apo ajo nuk udheton as me furgon as me LandRover!

  2. Hajduti ndjehet i piklluar says:

    Pse nuk u pikllua kur i vodhi shqiptaret?

  3. Katnari says:

    Po aksidentet e Tua politike , kriminale , vrasjet , vjedhjet , korrupsionin , kush duhet ta ndaloje , RECI apo Ministria e Spoteve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje