Mite dhe fakte për COVID-19, Silva Bino mesazh qytetarëve: Dëgjoni këshillën time

26 Gusht 2021, 12:28Sociale TEMA

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino ka postuar një video ku tregon mitet dhe faktet për Covid ndërsa kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër sëmundjes që ka marrë miliona jetë në botë deri tani.

Bino u kërkon të mos u besojnë miteve që një pjesë e njerëzve thonë se “kur nuk më ka zënë deri tani jam imun”, pasi variantet e reja janë tepër të transmetueshme dhe mund të çojnë deri në vdekje.

Kjo është një përshtypje shumë e gabuar pasi cdo person mund të infektohet nga Covidi.

Këta persona mund të kenë qenë të infektuar, por në mënyrë asimptomatike, nga ana tjetër mund të riinfektohen me variantet e reja, që janë tepër të transmetueshme dhe duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen forma të rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen në spital dhe mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje.

Kjo është arsyeja që cdo person e ka kaluar apo jo COVID duke të vaksinohet” shprehet Bino.

2 komente në “Mite dhe fakte për COVID-19, Silva Bino mesazh qytetarëve: Dëgjoni këshillën time”

  1. Drini says:

    700 euro nje vaksine Pfizer ne ditet e para. Kete degjova une. Dhe cdo vaksine kalonte nga duart e kesaj zonjes qe i ra bingo me rastin e pandemise.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Po çfare flet more hajvan , po pse thesin me euro i dha qeveria kesaj zonje dhe kjo i mbushte xhepat prodhuesve te vaksinave kur mbrinin ne vendin tone , njekohesisht gjysmen e thesit e mbante per vehte ?! O Zot , sa budallenj ka kjo Shqiperi ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje