Infermieri pranë Urgjencës në Spitalin e Korçës, Nikolin Ciko është arrestuar nga policia, pasi ka vjedhur dy herë farmacinë e spitalit Rajonal në Korçë.
Burimet zyrtare bënë me dije se Ciko, ka vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me Covid dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë, ndërsa këtë e ka pranuar dhe vetë ai para uniformave blu.
Infermieri është shprehur se i ka vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, ndërsa ka shtuar se ka edhe një kredi për të shlyer.
Ciko, u ka shërbyer pacientëve me Covid të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.
Ik more plere te gjithe kemi kredi po nuk vjedhim ,ti ke vjedhur ilace tpa ato njerzit mund te vdesin i degjeneruar