Një prej studenteve afgane që është strehuar në vendin tonë, ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e saj nga Afganistani e deri në Shqipëri.
Nakbah ka treguar në një intervistë për BBC World se sa e vështirë ka qenë që të marrë vendimin për t’u larguar nga vendi i saj e duke ndërprerë dhe studimet universitare.
“Siç edhe e prezantuat, kam studiuar me bursë në universitetin amerikan të Afganistanit për Administrim Publik. Udhëtimi ishte i mirë dhe pse sfidues. Të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që duhet të merrja.
Mora një telefonatë dhe më thanë të shkoja në një vend të caktuar. Na morën me një autobus për në aeroport. Pritëm për tri ditë derisa hipëm në avion derisa mbërritëm në Katar, në Doha . Na dhanë të gjitha shërbimet dhe na strehuan. Më pas u nisëm për të ardhur në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues pasi ishte një prej vendimeve më të vështira për t’u larguar nga vendlindja” – tha studentja.
Nikbah e përshkruan të befasishëm uzurpimin e territorit të Afganistanit nga forcat talebane duke i ndërprerë ëndrrat në mes.
“Për të thënë të vërtetën nuk ma kishte marrë mendja që talebanët do merrnin kontrollin. Mendonim që mund të merrnin kryeqytetin pasi ka pasur luftë në provincat përreth. Por situata nuk ishte kaq e vështirë, na zurën në vështirësi. Kam marrë gjithë jetën arsimim për t’i shërbyer njerëzve tanë. Por befas na u shkatërruan të gjitha” – tha studentja.
Studentja afgane ka treguar për mikpritjen e autoriteteve shqiptare pas strehimit në vendin tonë. Ajo thotë se po kujdesen në mënyrë të shkëlqyer dhe të gjitha shërbimet janë të jashtëzakonshme.
“Dua të falenderoj autoritetet shqiptare, kryeministrin, Ministren e Jashtme si dhe Ambasadoren amerikane në Shqipëri pasi na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta dhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri. U kujdesën dhe po kujdesen në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse për shërbimet dhe mirësinë që kanë treguar. Është e jashtëzakonshme në çdo gjë” – tha Nikbah.
Së fundmi, Nikbah foli dhe për të ardhmen e saj. Ajo shprehet se fokusi kryesor është të vijojë studimet e universitetit dhe më pas t’i shërbejë popullit të saj.
“Situata tani për tani është e turbullt dhe është e vështirë që të marrësh një vendim. Gjërat që shoh apo shpresa që kam, gjërat që mendoj për të ardhmen janë se më duhet të studio sepse jam në semestrin e parë të universitetin dhe dua të përfundoj studimet pasi janë e vetmja mënyrë për t’i shërbyer njerëzve të mi dhe familjes time” – tha studentja.
….prit edhe pak..sa te mbarohen leket nga Hajdutet Albanistoneze….
Me ke i ngateron ?? Me kacaket e Athines ?? Qe cqyen tere fondet nga eu per ti lene sirianet ne meshire te fatit dhe ne gjendje teper skandaloze ……informou drejt , idjotesi nuk eshte te mos dish , idjotesi eshte te mos informohesh dhe te llapesh pa pergjegjesi …..bajgarac , duke e ditur qe si fondet e emergjencen , termetit dhe tani te refugjateve , kane tjeter administrator ….ti jo brashnjar qe te ka mbetur ore ne kohen e Saliut …..bythqir ….ptuuuuu plere
Moter mire se erdhe dhe te urojme me te miren per ju dhe popullin afgan. Sinqerisht kemi ngelur te habitur se si eshte e mundur qe talebanet te rimerrnin pushtetin pa asnje rezistence nga ana juaj. Uroj me shpirt qe ne perpjekjet tuaja per tu sistemuar dhe ndertuar jeten tuaj diku ne bote, te mos i gezoheni vetem kesaj por te beni cte jete e mundur per ta cliruar vendin tuaj nga ai sekt njehere e pergjithmone. Jo shume larg, ne vitin 1999, kombi yne u perball me nje nga ushtrite me te sofistikuar ne europe, ate te MIloshevicit, dhe te rinj e te reja nuk nguruan te rrembenin armet per tu perballur me ta, edhe pse kjo perballje ishte ne kushte krejtesisht te pabarabarta. Patem femije, te rinj, burra e gra, pleq e plaka te vrare, eshtrat e te cileve nuk i kemi gjetur akoma edhe sot. Motra dhe nena te perdhunuara. Na zhvendosen nga trojet tona. Jo 10 apo 20, por 1 milione njerez. Nga vrane dhe na sakatuan ajken e intelektualeve, por prape me arme ne dore ne nuk pushuam se luftuari. Te rinj e te reja lane jeten e tyre luksoze ne perendim dhe ja nisen luftes, derisa ne fund fituam Kosoven. Te jesh e sigurte moter se nese duhet djerse e gjak per ta fituar dicka, me shume duhet per ta mbajtur. Edhe njehere ju uroj shendet e jete. Jam i sigurte qe per aq kohe sa do te rrini ne shqiperi, do ndjeheni si ne shtepi. Askush nga jashte nuk e di sa sakrifiojme ne per mikun qe na vjen ne dere dhe ne fakt ska pse ta dije.
Dhurata me e madhe per nje popull eshte te degjosh se nje e huaj e strehuar nga rrethanat me cnjerzore qe e detyruan te braktiste vendin e saj te shprehe keto fjale te ndjeshme te cilat i kane dale nga zemra.
Thirri te tjeret te vijne,bashkohuni me vellezerit e vjeter ne azotik te Fierit organizohuni,kerkoni te drejtat tuaja ,para makina shtepi telefona etc etj.Lerini shqiptaret te punojne si te gjithe te bardhet e tjere ne evrope,ju Beni tuajen dhe mos harroni te pillni Sa me shume se paguan kryeministri me parate e qorrave
Keta emigrante kane ardhur sic kane dale nga Shqiperia vellezerit tend apo kusherijte mbase duhet te jesh nje njeri kater thundraksh qe ke menduar se ata kane ardhur te hajne buken tende njerez si ty me mire do te ishte ti mbyllnin ne nje salle derrash dhe te jepnin nga ushqimet qe hajne derrat e Shqiperise .