U rikonfirmua në krye të Ministrisë së Brendshme, Çuçi: Do të çojmë punën e policisë në një tjetër nivel

2 Shtator 2021, 20:30Politika TEMA

Ministri Bledi Çuçi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë për rikonfirmimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues i qarkut të Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Çuçi u shpreh se është i gatshëm të përballet me sfidat për të çuar Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

“Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë.

Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tone”, shkruan mes të tjerash Çuçi.

2 komente në “U rikonfirmua në krye të Ministrisë së Brendshme, Çuçi: Do të çojmë punën e policisë në një tjetër nivel”

  1. Shoku i klasës në Sauk says:

    Përpara se t’a çoni në një nivel tjetër, duhet të shkatërrohen skemat piramidale në policinë kufitare, policinë rrugore dhe krimin ekonomik dhe financiar! Edhe Amerika kështu si ne e kishte policinë por deri në një kohë kur thanë, mjaft më!! Duhet t’i thoni mjaft edhe ju zoti Çuçi dhe të inkurajoni pjesën e shëndoshë dhe me integritet që ka kaluar në pasivitet sepse shikon që kolegët kanë nga 3-4 vila ndërsa ata nuk ngopin familjen me bukë. Është kthyer gjithçka në pazar dhe nuk është vetëm faji i drejtësisë që një pjesë e kriminelëve nuk dënohen por edhe i policisë së paaftë dhe të korruptuar! Suksese gjithsesi!

  2. Sara says:

    a i ziu ti, ti s’con dot breket kur te bien para gruas, do cosh te tjerat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje