Shqipëri-Hungari, mbyllen në barazim 45- minutat e para

5 Shtator 2021, 18:47Sport TEMA

Është mbyllur në barazim me rezultatin 0-0 në sfidën që po luhet në “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Një sfidë ku nuk munguan emocionet me të dyja ekipet që kanë pasur shanset e tyre për të kaluar në avantazh.

Rastin më të artë e pati qëndërmbrojtesi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, i cili me portën e boshatisur nuk arriti ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Një pjesë e parë mjaft e mirë për kuqezinjtë të cilët ishin më dominues në fushë ndaj kundërshtarit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje