Janë shëruar nga Covid 19, por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë.
Një studim i rip o kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.
Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.
Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.
Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht, do të kishte pasoja të ndryshme, sepse personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja.
Varet se kur ua kane bere testin. Si rregull tre jave pasi ke kaluar kovid je i sheruar, flas per ata qe e kaluan ne shtepi. Vete pas tre javesh pasi më ra temperatura vajta per test dhe dola negativ.
Femija im qe e kaloi shume lehte, Vajti me mua per test, per tu siguruar se e kishte kaluar. Cudia mene madhe ishte se une negativ dhe femija ime doli pozitiv . Pra dikush mund te duket si i sheruar por i vazhdon kovidi me gjate.
Nuk behet fjale per testin “negativ-pozitiv” me COVID, behet fjale per testin qe detekton antitrupat, pasi je sheruar. Besoj se e ben dallimin, nqs jo informohu pak me shume para se te flasesh.