DEKLARATA E PLOTE: Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD

9 Shtator 2021, 20:09Politika TEMA
DEKLARATA E PLOTE: Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi

Lulzim Basha, në mënyrë të papritur, ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Ai tha se ky ishte një vendim i vështirë për të, por është i detyruar ta marrë atë, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Sipas Bashës, Berisha nuk do të jetë më anëtar i grupit parlamentar të PD deri sat ë zbardhet kjo çështje.

Vendimi vjen pas presionit të shtuar amerikan, për përjashtimin e Berishës nga PD.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”, tha Basha.

Deklarata e plotë e Bashës

Të dashur bashkëqytetarë,

Të dashur demokratë,

Kam patur fatin dhe përgjegjësinë e madhe që gjatë këtyre viteve të drejtoj Partinë Demokratike dhe të përballem me sfida, përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike e personale.

Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka, që në çdo vendim të kem si udhërrëfyes të vetëm interesin e Shqipërisë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptar, respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së çdo demokrati.

Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që Shqipërisë i është dashur, atë që demokratëve i është dashur.

Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë në përpjekjen tonë për të realizuar misionin për të cilin ka lindur Partia Demokratike, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, për të ecur përpara të bashkuar, drejt atyre vlerave dhe parimeve që na bëjnë partinë më proamerikane dhe më proeuropiane në Shqipëri dhe në Rajon.

Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës; autorit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtori i masakrës elektorale të 25 prillit;

njeriut që në këto 8 vite, për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian;

të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe Liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.

Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua, si Lulzim Basha, apo për çdo demokrat, Sali Berisha, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë.

Prandaj dhe që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte.

Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj dua ta përsëris se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Z. Berisha, i cili ka ndërmarrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke e kërkuar këtë transparencë edhe në rrugë gjyqësore.

Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga ana ime prej dy muajsh e gjysëm kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje.

Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo.

Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike.

Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.

Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.

Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë.

Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa.

25 komente në “DEKLARATA E PLOTE: Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD”

  1. ?????? says:

    FUCK YOU BERISHA YOUR TIME IS UP

    1. Qifto P says:

      Ka gallat
      Kombi “krenar” ,pordhar shqiptar po qihet n byth nga amerikanet…
      Haaa….
      O Sale..
      Ngreji dy gishtat perpjet tashi se komet perpjet ti ngrejti daj sami…
      He ta qifsha bythn e malokut..po ha kar e ?!

  2. Sali kerma says:

    Asnje lloj perjashtimi nuk ka , eshte thjesht formale , eshte nje manipulim shume keq i organizuar , asnje ne PD nuk ka koqe tja tregoje Saliut pasi ai e kapi prej koqesh dhe e trodhi , te gjithe ne PD e kane frike Saliun sepse i kane te qarta metodikat qe ai perdor kur dikush e ngjesh te qoshja ……..Sali kerma eshte diku atje afer mbrapa deres , dhe prej andej ben komande te plote , nuk eshte perjashtim i mirfillte dhe rigoroz , por eshte nje trik i vobekte , pasi te gjithe e dine se Lul karabushi edhe Sekretar te Kombeve te Bashkuara ta bejne , perpara Saliut do te jete nje njeri i vogel yes man ……
    Nuk besoj se do hedhi hi syve amerikaneve dhe perfaqesuesit te tyre ne Shqiperi , pasi duket qarte se kete ceshtje jane te vendosur ta cojne deri ne fund ……..

    1. vezhguesi says:

      Sakte,
      Nuk pata durimin ta lexoj kete pacavuren e ketij kaqoli qe di vetem te fleje gjum. E verteta eshte se ai eshte kapur per koqesh nga ambasadorja amerikane, qe i ka vene te dyja kembet ne nje kepuce duke e detyruar qe te thote ate qe ka thene.
      Per mua, ashtu si edhe per shumicen e shqiptareve, ky akt i Bashes nuk perben nje surprize.
      Ka nje barcolete qe vlen per kete rast:
      I thone njerit, se ka ra zjarri ne qytet- o zot ruaj lagjen time -thote ky tipi.
      I thone perseri se zjarri ka ardhur ne lagje-o zot, ruaj shtepine time – pergjigjet ai.
      I thone se fundi se zjarri ka rene ne shtepine e tij-o zot ruaj bythen time, i pergjigjet ky tipi, qe ne kete rast eshte vete Basha.
      Ajo qe do jete interesante eshte se si do pergjigjet Berisha, qe nuk eshte mesuar te haje shuplaka prej sherbetoreve te tij, sidomos po te konsiderohet se Salihu i ka dosjet e te gjithe bashkepuntoreve te vet, qe i kompromenton ata prej korrupsionit qe kane bere kur ishin neper karriket e shtetit.

  3. Taulant says:

    Ai qe beri “shtamben”, (kanibali Sali Ram Berisha) beri edhe vegjen ku ta kapesh.

  4. GazMir says:

    Të përjashtosh Berishën nga PD është si PSH që përjashtoj më 11 Prill 1985 xhaxhin Enver.

    1. Shoqata Idiotët e Berishës - ose ndryshe, krahu ekstremist i PD says:

      Domethënë, vetëm vdekja na ndan nga Birisha.
      O Birishë, o zemra jonë.

  5. fsdfsdfsdfsdfsdfsfsdfsdfdsfsdfdfdsfsdfsdfsdfsfsdfsdfsdfsdfsdfsfsdfsdfdsfsdfdfdsfsdfsdfsdfsfsdfsdfsdfsdfsdfsfsdfsdfdsfsdfdfdsfsdfsdfsdfsfsdfsdfsdfsdfsdfsfsdfsdfdsfsdfdfdsfsdfsdfsdfsfsdfsdfsdfsdfsdfsfsdfsdfdsfsdfdfdsfsdfsdfsdfsfsdfsdfsdfsdfsdfsfsd says:

    ngjan si perseritje e ikjes se 2013….
    Megjithate turmes i tha ate vendim qe prisnin

  6. Zoni ijes says:

    Iku dhe kolegu i grides,saljanit,nokes, vokshi
    Ja ky ishte fundi i ketij krimineli
    Lulzim basha dergoi ne hag gjithe zinzhirin e UCK jo me sali shpellarin
    Lul tani luften e ke me Sali lushajn dhe kopilin e tij
    besoj sr nje te rrahur tr fort te pret se shpejti
    sali iku

  7. Texas says:

    Po faturen e krimeve ? Vrasje , zhdukje personi , lidhje me terrorizmin Islamik , ledhje dhe bashkepunim me Milloshevicin kunder Kosoves , spiunazh te shumefisht kunder interesit kombetar shkaterrim te ekonomise kombetare aktivizim te komunitetit serbo malazez e perfshiria e tyre ne strukturat e SHIK e te sigurise kombetare

  8. Idrizi says:

    Iku plaku Mere iku,me gjithe dhimbjen emadhe te Lulashit…
    E cuditeshme ishte e gjithe deklarata e Lulzimes.
    Nga njera ane e shpall Berishen hero te Shqiperise,si njerun qe pa te Shqiperia nuk do hynte ne NATO,se nuk do kishte viza per zonen Shengen,se nuk do pranohej ne KiE,etj etj…Dhe nga ana tjeter e perjashton nga grupi parlamentar?!?!
    A ka mendere te rrine bashke arsyetime te tilla?Kurre
    O hero dhe ne grupin parlamentar te PD-se.
    O dhunues i demokracise,mbrojtes i korrupsionit familjar dhe te klanit te tij politik, si dhe pengues i dhenies te drejtesise ne Shqiperi.
    Por kjo eshte PD-ja,ndryshe flet e ndryshe vepron.Keshtu ben dhe me zgjedhjet e sivjetme,nga njera ane nuk i njeh,por ama ne parlamentin e te zgjedhurve me vota te “vjedhura” sipas saj,por jo prej institucioneve vendase dhe nderkombetare,do te marre pjese….
    I duhen dhe ca rroga te majme per ca te rrufjasur dhe te pabythe,llafazane e te paafte per te bere nje pune te paqme dhe te mire….

  9. Linda says:

    Kjo është loja.

  10. emigranti USA says:

    Tani fillon komedia me PeDen . Te le kelyshi i ujkut pa te kafshuar.
    Do ta shikoni si do ti nderzeje cakejte Sali ujku. Nuk mund ta lere me kaq nese nuk ka marre nje garanci per mos prekje te thelle.
    O bashkekombas ndergjegjesohuni dhe jepini vendin qe u takon kafsheve si Sala me kopene e vet.

  11. Lulı ja ke keputur kote sa per tu tallur me Salen Nuk kıshe rruge tjeter perveq largımıt te Sales nga Partıa Demokratoke SHBA ta berı te qarte shume mıre o me SHBA ose me Salen Kjo helle poshte edhe ate qe po thua se Sala ka kontrıbut te madhe me mardhenıet e Shqıperıse me SHBA Ky vendım ı DASH ndaj Sales tregon se ky ı fundıt ka qene gjıthemone ne kontradıta me SHBA derı sa arrıtı kulmın ne shpalljen e tıj non grada
    SHBA ka perkrahurSalen me 1991 kur donte te permbyste sıstemın Komunıst ne Shqıperı Sı dhe kur me 2003 qe berı aleance me LSI dhe ne te gjıtha zgjelljet e tjera te zvılluara ne Shqıperı Tete gjıtha drejtımeve ne pergjıthesıte gjıtha jane me humbje Kjo tregon edhe dashurıne e popullıt Shqıptare sı ndaj PD ashtı edhe ndaj lıderıt te saj Salı Berıshes
    Lulı tı mundohesh qe gjoja arrıtjet e PD tja dedıkosh lıderıttend hıstorık Salı Berısha Por mos harro se bota levız e ne pergjıthesı per mıre e kunderta ka ndollur tek ne qe nen drejtımın e PD nuk lame gje pa prıshur e shkaterruar Nuk poı permendıse edhe ju ı dını pokaq mıre sa edhe une

  12. Jimi says:

    Shaka e bukur !? Ne vend qe te mbaj qendrim ndaj Babit, per shkak te vendimit te departamentit te shtetit, ky na i thur ditirambe ketij xhahili! A thua departamenti i kishte dhene cmimin Nobel Saliut per krime ndaj njerezimit!?

  13. asd says:

    Faleminderit SHBA !

  14. Ja qe maloku zbret nga kali edhe pa i ardhur ngordhja. says:

    Na u shtua dhe nje dite feste ne Shtator. Sa keq qe nuk ra te dielen qe ta benim te henen pushim.

  15. Simpatizanti says:

    Kur paska qenë kaq i mirë,pse e perjashtove ?
    E mbajë ashtu si deri tani.
    Leri lojnat Luli,s’ke bythë për lojnat me Amerikën

  16. Shqiptari says:

    Nje nga ngjarjet me te shenuara te politikes shqiptare.
    Ky eshte fillimi i nje fundi te pritur prej vitesh,Po largohet nje nga njerezit me te zinje te shtetit shqiptar.Sa vone ndodhi.
    Ky pinjoll komunist 400 karat,i veshur me petkun e demokratit,kjo vemje e zeze e komunizmit,i solli deme tehet te medha ketij vendi ne tre dekada.
    Dhe kjo ndodhi fale dores se forte te Departamentit te shtetit dhe te z.Blinken.
    Po te ishte per langaraqet dhe horrat qe e mbajten ne pushtet kete hiene gjakarare te komunizmit,ai do vazhdonte t’i bente akoma deme te medha ketij vendi.
    Bashke me te do marre rrugen e shperberjes dhe sajesa e tij komuniste e quajtur PD.Simotrat e saj ne Europen Lindire e kane mbyllur ciklin dhe habe shkrire me kohe nga 1995
    Sado te lodhen fanatiket dhe shpura e oborrit te Berishes per ta bere hero,ai Ra dhe tashme mbyllet nje cikel i zi.
    Zoti e dhente qe Berisha te terheqe kemben zvarre dhe te marre me vete tere kermat e komunizmit,tere horrat dhe zorzopet hajdute qe e ropen dhe varferuan kete vend.
    Shtetaret e korruptuar dhe degjeneruar nuk kane ngjyre.
    Çarku amerikan eshte ngritur dhe tere zullumqaret dhe zvatesit do bien ne çark.
    Le te filloje furtuna mbi ata qe abuzuan me besimin qe u dha populli.
    Vajtimtaret le te shoerthejne ne lot dhe ne mort.
    Sado te hakerrohen dhe te terbohen,nuk do kene me mundesi t’i bejne dem ketij vendi.
    Paste kemben e mbare kerma e zeze komuniste. Amin!

  17. Davos says:

    Jane duar te tjera ato qe vendosin se cilen nga kukullat te cilet gjoja kane ne dore fatet e kombit shqiptar do lejne dhe cilin do heqin.

  18. siguroshte qe do shkonte keshtu .
    shpellaret kane ren dakord qe Kafsha e shpelles te dali ne pension ,
    dhe basha te mbaje Partin e Familjes se shpellarit nen mbrojtje dhe njikohesishte
    mbroj pasurite vjedhur dhe vet familjen

  19. Aleksander says:

    Dmth luli ja futi sales,
    Pra lulashi ja futi sali berishes?
    Çdo gja kisha menua por kyt jo,
    Si ja bajn tash demokratet?
    Nuk ma merr menja qe demokratet pranojn qe luli tja fusin sales, te pakten te kishte prit kur te shkoshin ne Reç bashk.
    Ska ma parti demokratike ne Shqiperi,
    ka shkua per lesh si lsi

  20. Ceni says:

    Lodra shqiptare dhe per shqiptaret. Askush tjeter nuk i pranon keto marifete. Ky zagar ka bere aq prapsira sa duhej te ishte jo ne parlament, po ne burg.

  21. Se mos haroj says:

    Po ne qofte se “Enveri”, ja arinte te bente levizjen mat ,Berisha nuk do te kishte shanc te ndodhej ne skene!!! Luli skenen e njef shume mire, prandaj leviz me kujdes!!! Shpresoj per nderhyrje me te qarta!!!

  22. yyz ONT says:

    vendim shum pozitiv packa se krejtsisht i imponuar.Flmn U.S se ne vet as shtet as opozit nuk dim te ngrem.Fatkeqsisht kam ardh ne konkluzion se packa se shqipteret jan shum te talentuar ne shum fusha,si e kan provuar ne kurbet na mungon karakteristika leadership dhe shtet formimit sic a ka provuar historia gjithashtu.Prandaj u desht nje intervenim nga nga shtet i fort &mik per ket arritje,po beteja nese vazhdon ka per te qen e gjat dhe e dhimbshme,se jo vetem keta qe jan ne politik sot po edhe ata qe kan aspirata te futen qelbin ere dallaver.Sidoqoft,nje fillim i mbar dhe pozitiv.Demokrat e gjth shqiptaret e tjer duhet te gezoen te pakten sot.

    ps:shpresoj qe mos te jet si Katovica#2,personalisht mbetem skeptik, duet shkuar der ne fund

    ps:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje