Gazetari i familjes Berisha: Basha ka vila te oligarkët dhe u vendos gjoba bizneseve, ka ardhur në opozitë për të bërë lekë

11 Shtator 2021, 19:15Politika TEMA

Gazetari i familjes Berisha dhe shok i Shkëlzenit, Bledian Koka, ka folur lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.

Ai ka “zbuluar” edhe disa nga ato që i quan përfitime të Lulzim Bashës dhe kunatit të tij në opozitë. Ai renditi disa prona dhe privilegje, që sipas Kokës, Basha i ka përfituar në kurriz të opozitarizmit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Ai shtoi se kompani të lidhura me Bashën, u vendosin gjoba bizneseve, duke përdorur PD-në si mjet kërcënimi.

Me sa duket, tani që filloi lufta në PD mes dy klaneve, të gjitha letrat do të hapen.

Basha e ka vendosur të bëjë rrugën e strukjes nën sqetullën e Edi Ramës. Një sqetull që i ka sjellë jo pak benefite. Ai jeton sot në dy vila tek një oligark në Sauk dhe dy vila tek një oligark në Hamallaj. Madje kunati i Bashës është bërë trim, nuk lejon që kur ai është duke pushuar në vilë me kunatin, të ketë lojra fëmijësh bastketbolli. Banaliteti ka arritur kulmin.

Por, shyqyr nuk do të kemi ndalesë për të thënë shume gjëra, për hir të respektit për të mos dëmtuar opozitën. Një e djathtë e sinqertë dhe që përfaqëson interseat e votuesve dhe jo vetëm interesat e Lulzim Bashës dhe Erion Isufit, që janë dy bashkëkryetarët e partisë, herë njëri, herë tjetri, me më shumë pushtet.

Nuk është rastësi që në muajt e verës, rrjetet sociale të Bashës u shndërruan në hapësirë përkujtimoresh dhe ngushëllimesh, ndërkohë që populli vuante në Fier, në Berat, në Tiranë, Basha shëllohej në shtepitë në Hamallaj, Tiranë dhe Hollandë. Vetëm e vërteta do të na çlirojë.

Zoti Basha nuk ka ardhur në PD për t’u bërë kryeministër, por për t’u bërë me lek. Nuk ka bërë politikë, por ka bërë para. Në historinë politike, do të jetë i vetmi lider, që është më i pasur pas tetë vitesh opozitës, sesa ishte në fillim. Këtu do kesh një kompani që drejton kunati dhe përmes presioneve që vijnë nga fjala, foltorja e PD, do vendosë gjoba të mirëfillta. 

Kjo ka ndodhur me shumë biznesmenë, që janë detyruar të futen jo me dëshirën e tyre në pazar me bizneset e zotit Basha dhe të kunatit të tij. Ky bashkëpunim ndodh vetëm me urdhërin e Edi Ramës. Pazari ka qenë i pastër, paratë kanë qenë aty për të gjithë dhe të gjithë kanë jetuar të lumtur e të kënaqur, deri sot  “, deklaroi Koka.

Gazetari hodhi aludime se vendimi i DASH, mund të jetë i lidhur edhe me kulisa të Lulzim Bashës.

Nuk është çudi që edhe vendimet që janë marrë nga DASH, të jenë për shkak të spin off, që ka bërë Basha, në dëm të interesit të Berishës. Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund.

Basha ka marrë vendim sipas llojit të tij. Ka bërë gjithmonë këto tentative. E djeshme ka qenë vendimi më i fortë, por që i ngjan mënyrës së tij të të bërit politikë. 

Nuk pati këllqe ta përjashtonte nga PD Berishën, por zgjodhi mekanizëm të squllët, siç është ai, duke e ngrirë, por nuk ka frigorifer politik që e nxë Berishën jo vetëm në PD por në politikë“, deklaroi Koka.

18 komente në “Gazetari i familjes Berisha: Basha ka vila te oligarkët dhe u vendos gjoba bizneseve, ka ardhur në opozitë për të bërë lekë”

  1. Eri says:

    ?!Po ti je gazetar?! Pse sfole se duket qe ka kohe qe ti i ditkerke! Ceshte lajmi per ty? Mjet shantazhi>

    1. Muzaka i Ri says:

      Po cfar te flas mor zotri, ate e tridhnin, nuk e shikon qe eshte edhe kok edhe loqe??? , cfar shantazhi thua te kam rixha, ai mezi nxjerr koromanen.

    2. Kalec Dega says:

      Per humor, dhe thashetheme, lexoni gjithmone Temen e Meros.Tema ta ban fleterrufene sipas mesimeve te Zerit te Populli e Edverit Global, innit?
      =
      lol

  2. Trotski says:

    gazetar Legen Te kane zene perde Syte O Delenxhi .Po nuk i ke ne drite te Diellit Krimet e Sali Kerme?

  3. Jimi says:

    More palaco kazetar! Cfare e kujton ti DASH, keshill ndrikullash dhe telelkash, qe u manipuloka kaq lehte nga nje delinkuent si Lul Basha, bashkepuntor i vrasesit Sali Berisha !? Mendesi e njerzve ordiner, qe bien permbys dhe po qajne me oi per nje horr dhe vrases njerezish te pafajshem si Saliu, i cili prej kohesh duhej te ishte ne burg per gjemen e madhe qe i beri ketij vendi. Plehra beni cfare te doni por ju eunuket e Saliut nuk e shpetoni dote ate nga ndeshkimi qe do ti japi ky popull.

  4. JOHN says:

    Bledian Koka: Djalë i keq, gazetar i pa aftë totalisht nga ana profesionale dhe kulturore. Mercenar….

  5. vetem idiotet mundet ta marrin per Politikane kte kokerr idioti
    berisha ka shume Fakte e dokumentacion per kte Bythqim serbie ,por me sa duket eshte Frikacak burre
    jo si hiqet posht e lart ,
    dhe basha e shfrytezon kte dobesi te saleu pederit .

  6. Pokeristi says:

    O z.Koka!A je koke me a po pa shpatullla .
    Si do qe t’a vertitesh ti muhabetin per te kamufluar bllofin berishjan e ke kot.Sot pas 30-te vjetesh sy hapur e mendje hapur,perqindja shume me e madhe e shqipetareve,jane ne gjendje te dallojne te bardhen nga e zeza,sapunin nga djathi,
    Sahliun e Mehdiun nga Edi me Pandeliun.

  7. Fajtori.com says:

    Mbaroi Teatri!
    Filloi Estrada!
    Mbani larg fëmijët!
    Do ketë fjalor të rëndë!

  8. Sul Koburja says:

    Nuk ja vlen te meresh me keto qenie qe vetem ne forme jane njerez.

  9. KOZi... says:

    Ca gazetari i familjes ? Nga keto ka thene qe sa kohe Jozefina !

  10. Bardha says:

    Ku ishin keta ndyrsira ne zgjedhjet e 25 prill,turp nje parti kriminelash qe edhe kartelat e droges do takishin lakmi

  11. Qytetari says:

    Hengeshi njeri tjeterin e i pasmi veten.

  12. anticensurë says:

    filloi zanati??
    deri dje të njëtjtit e mbronin nga këto akuza që i bënin kundërshtarët,sot “ja nxjerrin” në shesh??
    kjo është politika shqiptare??
    pra je timi, përsa kohë unë të shantazhoj për të të denigruar deri në futje në burg,dhe ti je rrobot i bindur,del nga binarët!?
    unë të nxjerr të gjitha ndyrësirat në shesh!!
    vetëm kaq majfton për të pështyrë këtë politikë aq të dobët,sa nuk mund të ketë të krahasueshëm!!
    pthu rracë e qelbur!
    për fat ju vërtetuat tërë atë që kemi thënë ne komentuesit,atë që kanë thënë kundërshtarët tuaj,por gjithashtu keni fat,se keni një popull aq të trashë sa nuk është në gjëndje të kuptojë se po bëni bythëtalljen e radhës me të!!
    ju jeni për tu pështyrë!
    populli për tu mëshiruar”nuk di se çfar bën”!!

  13. Moli says:

    Gazetari i Familjes se Madhe: Familjes Berisha, familja me e ndyre dhe me kriminale ne Ballkan! I shkreti gazetar, ka nje jete qe mbron familjen e Zenit dhe prapeseprape nuk arriti, ia mori DASH nga goja! U thinj i shkreti, pervecse eshte bere qesharak dhe nxihet kur i thone qe Saliu eshte kufome, kerme, i vdekue dhe i pa kallur ne dhe etj.! Por, nevfund te fundit, paretvi merr nga Zeni per sherbime te shquara ne mbrojtje te Familjes!
    Po sikur kjo te jete loje midis Berishes dhe Bashes, cfare do te thote valle!

  14. Realisti says:

    Po ju na e shisnit si yll i rene nga qielli Lulzim Bashen. Ky ishte njeriu qe do luftonte oligarket dhe do sillte rend dhe drejtesi ne Shqiperi. Turp maskara i ndyre.

  15. Velo says:

    Tani i dha urdhër padroni që të tregojnë ca të vërteta për Lulin. Përpara se të për zinte Saliun nga grupi parlamentar nuk lejohet të thuheshin këto të vërteta.

    1. anticensurë says:

      kjo është e njohur!!
      fuqia e sali berishës është “mbledhja e materialit kompromentues për gjithkënd”!ai që nuk ka bythë ti tregojë gjoksin i nënshtrohet deri në skllavëri!!
      por ndodh që gurët lëvizin ndryshe nga ajo që ka parashikuar berisha!
      vjen daj sami në krahun tënd dhe askush nuk ka më frikë për atë që ka në dorë berisha!
      kot nuk i thonë “qengji i mirë pi dy nëna”!!
      dhe lulka ashtu “butë e butë” si një butak,moli saliun dhe tashti do përpiqet të mjelë dhe interesin e daj samit!!sa dhe si do shkojnë punët!?
      një zot e di!!
      pra askush në këtë uniuvers nuk e di!!
      ps:për të mos më keqkuptuar besimtarët fetar!zoti,sipas tyre duhet të jetë në një univers tjetër,ose të paktën,jo në këtë univers ku jemi ne!!nuk mund të krijosh një gjë duke qënë brënda vetë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje