Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten më 9 shtator të ndëpresë rivlerësimin për gjyqtarin e Fierit, Piro Sota për shkak të dorëheqjes së tij. Gjithashtu, është vendosur sanksioni që i heq të drejtën për rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme.
Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se procesi i vetingut për Sotën kishte filluar në qershor të vitit 2020. Një vit më vonë subjekti ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj dorëheqjen nga detyra.
Me vendimin e datës 22 korrik, KlGj ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit të gjyqtarit Piro Sota, për shkak të dorëheqjes së tij. Komisioni ka konfirmuar se vendimi i KLGj-së nuk është ankimuar, si dhe Sota ka shprehur vullnetin për të mos e ushtruar të drejtën për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore.
Të enjten, trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin, vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Fierit Piro Sota.
Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare.
Vendimet skandaloze
ndalojë është bërë palë me krimin që së fundmit godet më shumë se kurrë në familje. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, mbrëmë nga ish-bashkëshorti i sij Elton Meta ka iniciuar një proces hetimi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë për prokurorin Çlirim Sina dhe gjyqtarin Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut Elton Metës. Ky i fundit, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje.
Piro Sota ka vendosur për lirimin e Elton Metën nga burgu në 26 korrik 2021, por ndryshe nga prokurori Çlirim Sina, i cili nuk është denoncuar më parë për vendimmarrje për të dyshimta, “toga e zezë” është një emër i njohur.
Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, pra: Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj. Por menjëherë pas publikimit të skandalit në media, të tre u rikthyen në burg.
Por edhe më herët ka pasur raste të ngjashme!
Viti 2014- Piro Sota u denoncua nga Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, për lirim nga burgu të të arrestuarave që Policia kishte prangosur përvjedhje.
Viti 2015- Hoqi nga lista e personave në kërkim Thoma ose Armand Shkurtin, i dënuar me 12 vite burg për “Shfrytëzimi i prostitucioni”.
Shtator 2018- Liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për trafik droge në dosjen ‘Xibraka’.
Tetor 2019- Liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë. Gjyqtari i fali 5 vite burg, pasi u prek nga kërkesa të arrestuarit se kishte të atin sëmurë.
Ndërkohë që një ditë para vrasjes, KPK vendosi të ndëpresë rivlerësimin për gjyqtarin e Fierit, Piro Sota për shkak të dorëheqjes së tij duke i hequr të drejtën për rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme. Megjithatë lëvizja e fundit duket se nuk do ta shpëtojë dot nga kontrolli pasi ILD ka nisur që të hapë dosjet që gjyqtari ka kaluar në duar. Shkeljet do të ndëshkohen!