Ndarja e parakohshme nga jeta e Ylli Mihalit ka tronditur gjithë opinionin sportiv e veçanërisht ata që kanë pasur fatin ta njohin nga afër. Një ndër ta është edhe Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares sonë që ka shkruar disa rreshta për 55-vjeçarin e ndjerë.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tekniku italian e kujton Mihalin si një profesionist të vërtetë që i dashuronte ngjyrat kuqezi.
“Jam vërtet i trishtuar për ikjen e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.
Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit per gjithcka. PREHU NE PAQE MIKU IM”, ka shkruar ish-trajneri i Kombëtares.
Kurse ti De Biazi na tregon se je një mik i mirë dhe i dashur i Shqiptarëve. Të falënderojmë pa fund. Për Yllin, u prehtë në paqe njeri I mirë.
O Tema, a kini ndonje perkthyes per te qene ju? Në respekt të të ndjerit do ishte më mirë të shkruhej “ikjen” ose “vdekjen”, por kurrsesi “zhdukjen e mikut”
O Qamush, ne italisht thuhet scomparsa, qe ne shqip ka edhe kuptimin ikje, largim, zhdukje…
Matteo e ke gabim. Thuhet edhe per ata qe kane vdekur. Po te kaloj nje pasazh te nxjerre nga fjalor ne internet.
Morto, defunto.
commemorare uno scrittore s. (scomparso).
Nuk mund te pretendojme se i njohim te gjithe aspektet e nje gjuhe. Sinonimet jane te shumta.
Matteo, kur nuk je i afte te kapesh thelbin e asaj qe doja te thoja, me mire mos jep leksione italishte