Nard Ndoka: Basha e ka humbur respektin miqësor dhe bashkëpunues, kur u soll ashtu me Berishën çfarë mund të presim ne?

13 Shtator 2021, 18:06Politika TEMA

Situata e fundit politike në vend, me këtë edhe përjashtimi i Sali Berishës nga grupimi parlamentar i PD, për njërin nga ish-aleatët e PD, kryetarin e PDK, Nard Ndoka, është shkëputje nga realiteti nga ana e Bashës.

Ndoka, tha se që në krye të herës, distancimi që Basha i bëri pabesisht aleatëve të vjetër të PD, është një “ngushëllim” se kjo që i bëri Berishës, për ne ka qenë e pritshme.

“Partia jone ka akoma me shumë një motiv të distancohet nga Basha, sepse në mënyre të pabesë, ai prishi aleancën me Partinë Demokristiane, andaj Basha e ka humbur besimin te partia jonë te unë e ka humbur tashmë respektin miqësor, bashkëpunues, ka një problem institucional. Nuk është problemi se janë ndarë rrugët nga PD, por janë ndarë rrugët me Bashën, jo me partinë, është një marrëdhënie inekzistente, dhe kjo për fajin e Bashës, megjithëse Basha është shumë debitor ndaj meje. Por personalisht jam ngushëlluar me realitetin, se kur u soll ashtu me Berishën, kjo e imja është sekondare”.

Ndoka, për momentin e sheh PD si një parti të çorientuar, që ka mbyllur gojën dhe ka frikë nga Berisha. Ai thotë që sfida e PD është të gjej vetveten.

“Unë tashmë nuk shoh një PD që është në mbrojtje të interesit publik, shoh një parti që është futur në probleme me veten e saj, në marrëdhënie me aleatët, nuk shoh një PD që bën opozitën ne këtë maxhorancë, kemi një parti e cila mbyll gojën është mbyllur në bunkerin e vet dhe ka frikë nga Berisha.

Sfida më e madhe, që PD të gjej vetvete, dhe të dali nga ky cikël, unë e shoh PD si një parti të ndrydhur, do të ketë grupime te reja ne PD”.

Për Ndokën, Basha kishte një avantazh kur e mori partinë e gatshme nga Berisha, në krahasim më Edi Ramën, që i mori partinë Fatos Nanos.

“Disa vendime në PD kanë qenë të Bashës, që i la në mes të rrugës, dhe Berisha aty nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrje dhe interferimi, edhe pse në disa vendime ka qenë kundër, por ai prap e ka mbështetur pa bërë rolin e protagonistit, por Basha nuk diti të shfrytëzoj mundësinë e artë që e kishte nga Berisha. Rama psh, ja ka marrë partinë Nanos në forma të tjera, kurse Basha e pati këtë vlerë, këtë mundësi nga Berisha dhe nuk diti ta shfrytëzoj, dhe kjo i ka krijuar një kosto morale, njerëzore, institucionale dhe këtë rast e shoh Bashën si të thyer”.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka foli edhe për qëndrimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se po ruan qetësinë momentalisht, por e sheh si një aktor politik rezervë, i cili do të marrë rolin e tij në kohën e përshtatshme që ai e gjykon për rikthim.

2 komente në “Nard Ndoka: Basha e ka humbur respektin miqësor dhe bashkëpunues, kur u soll ashtu me Berishën çfarë mund të presim ne?”

  1. Ben says:

    Thuaj budalla Nardit po deshe.E ka kuptuar,pak me vonese,situaten,Lulin,Salen,Liken.Bravo Nardo o lider i democracise.Vete afrohu per lider i Pd-ës,se mund te fitosh,se te gjithe budallenj jane aty,ti je me i mençmi.Ec aty.

  2. american16al says:

    Berisha eshte nje kufome e kalcifikur qe mundohet te ngrihet por koha ka kaluar, habitem qe ka akoma qorra dhe shurdhe qe vazhdojne te besojne kete kriminel dhe bastard i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje