Numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185 mijë vetë në fund të qershorit, me një rritje dramatike prej 12 mijë vetësh ose 7% në krahasim me qershorin 2020, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Një vit më parë, të punësuarit në shtet ishin 173 mijë vetë ndërsa në vitin 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin, ishin 164 mijë vetë ndërsa të punësuarit nuk u shtuan deri në vitin 2017.
Në fakt, statistikat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të të punësuarve në shtet filloi në vitin 2018 ndërsa rritja më e madhe u krye gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama përgatitej për zgjedhje.
Në fund të shtatorit, sektori publik numëronte 172 mijë të punësuar ndërsa në fund të dhjetorit, 182 mijë vetë.
Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë arsye kaq shumë njerëz janë punësuar rishtaz. Aktualisht 26% ose një në katër shqiptarë të punësuar i përkasin sektorit publik, ku përfshihet qeveria qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet shtetërore, të tilla si OSHEE apo ujësjellësat.
Shqipëria ka pasur tendencën e pakësimit të të punësuarve në sektorin publik që nga rënia e komunizmit, pjesërisht për shkak se shteti ishte i mbingarkuar me punonjës pa produktivitet dhe pjesërisht për shkak se popullsia e vendit ka ardhur vazhdimisht në rënie. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ishte viti 2002.(BIRN)
Ky BIRN në vend të na japë shifra bën edhe konkluzione. Ai duhet, nëse mundet të thot, se ku janë shtuar me të drejtë dhe ku në mënyrë spekulative, jo të hyjë në politikë. Ja psh po them se madhësia dhe operimi i OSHE-së është ku e ku me vitin 2000. Ose ujësjellsi me kët investime, që po bëhen në të gjithë vendin, patjetër që do shtoj punonjësit. Turp që politizohet dhe kjo tregon se ata që janë punësuar te ky investigim më shumë janë subjektiv se sa profesional.
Lajm e artikull pa baze.
Qeveria miraton ne ligjin e buxhetit vjetor, numrin e punonjesve buxhetore.
Ndermarjet shteterore, mbi bazen e performances vjetore, parashikojne vete numrin e punonjesve.
Ky artikull eshte si puna e atij qe tregojne:E kapen njerin per veshi dhe i thane:ai dhe uje gomarit.Po tha ai,cfar uji? te ngrohte tha ai.Obobo e paske ngrohur gomari i thane dhe terhiq veshin.Jo,jo tha i shkreti,i dhashe te ftohte.Obobo e paske ftohur gomarin,i thane dhe terhiq veshin.Nuk i dhashe tha i shkreti nga dhimbja.Obobo paske ngordhur gomarin per uje i thane.Te punesosh keq,te mos punesosh keq,atehere cfar do te behet per punesim.Aktivitet privat nuk hapim se do pune,cfar te bejme.Shikojme nga qielli dhe qajme dhe shajme.
Te gjithe anetare te PS. Po nuk pate lidhje me partine ne pushtet, ta harrosh punesimin pavaresisht sa i kualifikuar mund te jesh. Parti kurve njelloj si ne kohen e diktatures.