Shqiptarët po punojnë më pak në këtë vit pandemik 2021.
Kjo referuar shifrave të INSTAT-it, për 3 mujorin e parë të këtij viti. Rreth 60 % e popullsisë aktive nga 15-64 vjeç, janë të angazhuar në punë.
Pandemia e zgjatur që goditi fort tregun e punësimit është një nga arsyt kryesore, gjithashtu rënia e popullsisë dhe largimi nga vendi në mënyrë të vazhdueshme, i fuqisë sonë punëtore.
Çfarë thonë qytetarët: “Jam emigrant. Kam 20 vjet që punoj në Greqi në sufllaqeri. Paguhem 1200 Euro në muaj, që bashkë me orët shtesë shkojnë 1500 euro, shumë mirë për një person. Këtu do të merrja 600 mijë lekë që nuk dalin.
200 mijë është qiraja, po uji, dritat, ushqimet? Këtu 15 mijë lekë është një bluzë, ndërsa dita e punës 12 mijë lekë. Doja të kthehesha, nuk e shajmë dot se e kemi vendin tonë, por unë e kam ndërtuar jetën dhe të ardhmen time në Greqi.”
“Na kanë lënë si ai uji që rri në vend. Por uji që lëviz pihet, ai që rri në vend, qelbet.”
“Unë njoh shumë njerëz që kanë patur punë para pandemisë, por tani nuk kanë dhe janë në kërkim.”
“Sipas mendimit tim një njeri që do të punojë e gjen punën, pavarësisht gjithçkaje, sëmundjeve, pandemisë etj. Edhe të rinjtë që ikin, bëjnë gabim shumë. Guri i rëndë, peshon në vend të vet.”
“Jo të gjithë të rinjtë do të bëhen doktorë, juristë, ekonomistë, por të mësojnë zanatet, elektriçistë, marangozë, muratorë, mekanikë.”
“E kanë gabim politikanët që thonë punë ka, por nuk ka profesionistë. Shqiptarët janë ndër punëtorët më të mëdhenj në Europë.”
“Shkak kryesor është pagesa e ulët. Po nuk u vlerësua njeriu për punën që bën dhe vlerat që ka ai nuk ka pse të punojë këtu, shkon në Gjermani e gjetkë. Këta djem e vajza të talentuar po na i merr bota. Ata po punojnë e begatojnë jashtë vendit. Nuk ka shqiptarë dembela.”(TCH)
Ka plot mjeshtra ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi. A ka njeri tua beje kete pyetje. U del me mire te punesojne nga vendet fqinje. Rrogat ne kete rajon
aty -aty variojne.
Normal qe derrat dembele shqiptare, e kane mendjen te kafja apo si te mjelin vellain emigrant.
Or plehre, shqiptaret bejne punet me te renda ne Europe. O injorant i Edi Rames, nuk kane pse te punojne shqiptaret per skllavopronaret ketu qe i japin 20 mije leke ne muaj, pa siguracione, 6 dite ne jave dhe pa pushime te paguara.
Si zakonisht shqiptareve ju eshte demtuar shume geni i te vertetes,prandaj rrejne per cdo gje e ne cdo kohe.Me perjashtim te ish vendeve komuniste sot Greqia eshte vendi ma i varfer ne Europe .Natyrisht edhe pagesat per punen e kryer i kan ne perputhje me ligjet perkatese.Shikojeni ne Google pagesat minimale e mesatare ne Greqi(minimale 650 euro ,pagesa mesatare 964 euro).Shikojini pagesen per shtepit me qira,shikojeni edhe shporten e blerjeve e krahasojeni me Shqiperin.Natyrisht llogaritni koston e jeteses.Ndonje ndryshim te madhe nuk ka per nje njeri puntor KOSTAJA E JETESES.Shqiptaret duan rroge te mire e vend pune te mire per te “punuar” ne Shqiperi e jashte Shqiperis bejne natyrisht ato pune qe vendalit e atyre shteteve nuk pranojne te bejne edhe pse paguhen me pak.Rrofshin shqipetaret .
Shqiptaret punojne me shume se gjithe te tjeret por nuk durojne dote kur i perdor qeveria dhe puna e tyre zhvlersohet.(sakrifica 5 nga keto 1 i ngelet 4 per qeverin dhe xhambazet e qeverise)