Çmimi i Bitcoin kapërcen 50 mijë dollarët

23 Gusht 2021, 19:10Ekonomia TEMA

Bitcoin rritet sërish pas muajsh rënie. Vlera e monedhës virtuale tejkaloi pragun e 50 mijë dollarëve për herë të parë që prej majit.

Bitcoin arriti vlerën më të lartë me rreth 65 mijë dollarë në muajin prill, por çmimi ra ne qershor pasi Kina përshkallëzoi luftën ndaj monedhave digjitale.

Rritja erdhi pasi gjigandët e teknologjisë, si Amazon dhe Twitter, sinjalizuan mbështetjen e tyre. Bitkoin mori dhe një shtysë pasi PayPal njoftoi se do të lejojë njerëzit që të blenë dhe shesin disa kriptovaluta në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç Bitcoin, është rritur edhe vlera e disa monedhave të tjera virtuale si Etherium dhe Doxh Koin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje