Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial gjobiti deri në fund të gushtit 51 subjekte të cilët gjatë inspektimeve të kryera nuk janë gjetur me përmbushje të standardeve të kërkuara.
Masat administrative të vendosura ndaj tyre kapin vlerën 17.3 milionë lekë dhe lidhen me një sërë shkeljesh të hasura në disa nga fushat që janë nën monitorim. Kështu në disa raste subjektet janë karburante të cilët kanë treguar karburant që nuk përmbush kriteret e nevojshme duke pasur vlera të larta të agjentëve të dëmshëm.
Në disa raste pjesë e masave janë bërë pika të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe më saktë nëpunës të tyre për shkak se kanë shkelur rregulloren e shfrytëzimit teknik ndërkohë që pikat e OSHEE për shkelje të VKM-së “Për Miratimin e Rregullit Teknik, Për kërkesat teknike në instalimin dhe kontrollin e dispozitivit diferencial, vendosur ne pajisjet, impiantet dhe instalimet elektrike.
Një tjetër fushë nën mbikëqyrjen e ISHTI-t është ajo për enët nën presion që lidhet direkt me gazin dhe subjektet që janë ndëshkuar për mosrespektim të kërkesave teknike të instalimit të tyre nuk kanë munguar ndërkohë që episode e ngjarjeve me shpërthime të bombolave gjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.
Një ndër rastet më të rënda është ajo në Velipojë fatkeqësia preku disa anëtarë të një familjeje.
Masa administrative duket se janë vendosur edhe ndaj kompanive të mëdha siç është Bankers Petroleum që gjatë tabelës së gushtit që reflekton inspektimet e muajit paraardhës rezultojnë dy masa ndaj saj. Bëhet fjalë për një total prej 4.2 milionë lekë dhe sipas ISHTI shkak është bërë mosrespektimi i normave dhe kushteve teknike, në përputhje me dokumentacionin e inspektimit si dhe vendosje në punë pajisje nën presion pa projekt teknik dhe vërtetim përputhshmërie, në përputhje me dokumentacionin e inspektimit.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nën varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës ka në fushën e tij të veprimit ushtrimin e inspektimeve në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, garantimin e sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion, si dhe nga pajisjet dhe instalimet elektrike.(Monitor)
Ne Shqiperi jo vetem cilesia e karburanteve eshte ZERO por cmimi eshte nga me te lartet ne rajon, ketu qeverite bejne qejf se populli eshte dele….
Pse nuk u hiqni licensat pse nuk I publikoni….
DEGRADIMI ESHTE AQ I MADH NE KETE VEND SAQE MUND TE THUHET ME BINDJE TE PLOTE QE KY VEND NUK BEHET KURRE.TE THUASH TE KUNDERTEN OSE JE PJESE E KORRUPSJONIT TE KETIJ VENDI QE “SHIJON”FRUTET E PASURIMIT NE MENYRE TE PADREJTE OSE IDJOT I LINDUR!
Shikoni se sa te politizuar jane shqipetaret, kur lexojne nje shkrim politik komentusat jane me dhjetra dhe kur eshte nje shkrim qe ju rendon xhepin nuk ndihen fare…..
Mir bejne qeverite qe ju q*ne nenat…. Vendi me i varfer ne rajon nuk reagon as per ngritje cmimesh, rroga te ulta, pensione qesharak por e kane mendjen te nena parti….
Derisa nuk publikohen emrat e abuzuesve kjo pune eshte kot. Publikimi i emrave do te bente bojkotimin e pikave abuzuese dhe falimentimin e tyre. Kush do kishte qejf te falimentonte?