Thatësirat rrisin çmimin, 38 milionë euro për blerje energjie elektrike

26 Gusht 2021, 21:25Ekonomia TEMA

Thatësira po e detyron vendin të shpenzojë miliona euro për të blerë energji elektrike, me një çmim dyfish më të lartë se sa vitin e kaluar. Çmimi mesatar për MWh në bursën hungareze të energjisë arriti në 95 euro gjatë korrikut dhe kapërceu në 110 euro për MWh gjatë gushtit, ndjeshëm më lart se çmimet e një viti më parë për të njëjtën periudhë.

Eksperti për çështjet e energjisë, Lorenc Gordani, liston faktorët që po mbajnë lart çmimet: “Ka rritje çmimi dy muajt e fundit, por kjo vjen për shkak të thatësirës”.

Një situatë e ngjashme thatësire u evidentua edhe vitin e kaluar, por çmimet qëndruan të ulëta për shkak të situatës së pandemisë. Këtë vit, ndezja e motorëve të ekonomisë botërore solli edhe një rritje të kërkesës për energji.

Të dhënat e Operatorit të Shpëndarjes së Energjisë tregojnë se deri më tani, janë importuar 311 GWh energji elektrike, për një vlerë totale prej 38 milionë eurosh. Ndërkohë që një vit më parë, u importua 4 herë më shumë, me një cmim 2,6 herë më të ulët, për një kosto totale prej 60 milionë eurosh.

Sipas Gordanit, nëse Shqipëria do ta kishte sot funksionale bursën e energjisë këto çmime do të mund të ishin më të ulëta, si pasojë e rritjes së konkurrencës dhe planifikimit më të mirë.(A2)

2 komente në “Thatësirat rrisin çmimin, 38 milionë euro për blerje energjie elektrike”

  1. shqiptari says:

    KESH eshte nje organizate kriminale qe punon per interesat e Serbise,kete e din edhe nje 5-vjecar.Pasi i ka zbrazur hidrocentralet duke e shitur energjine per 5 leke ,vjen momenti kur kjo energji duhet blere prandaj normal qe e blejme aq sa nuk blihet sepse kane te gjithe pushtetin per te bere c’tu doje qejfi kopilave antishqiptare.Zoti e marrte haken tone per cfare po i bejne Shqiperise.

  2. Babloku says:

    Hi qe I lepini bythen rames, erdhen 120 mije Andej e 700 mije ketej, dhe ngelen rrugeve ne trafik. Lezhe tirane 4 ore . Po sikur te vijn 30 milion vizitor ne vit qa do behej. Gazetaruske injorante. Ne vend qe te thoni kan ardh kaq pak dhe sleviz dot nga trafiku imagjino sikur Te vije 50 fishi I ktyre qa behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje