Jeniçerët, cilët ishin ushtarët-skllevër që i garantonin fitoret Perandorisë Osmane

15 Shtator 2021, 10:52Lifestyle TEMA

Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një nga më të rëndësishmet dhe më me ndikim në histori, edhe pse mbi të është folur dhe flitet pak. Kjo mund të ketë lidhje me prirjen e sistemeve arsimore në Perëndim, për të folur më shumë mbi Krishterimin sesa Islamin.

Ky hendek njohjeje prek edhe njësitë e tyre elitare dhe unike ushtarake, të njohur si jeniçerët, forcat luftarake të përbëra nga robërit e luftës. Mbi jeniçerët duhet të flitet ndoshta në të njëjtën frymë si me i grupet e tjera të luftëtarëve të njohur, si legjionarët romakë apo spartanët.

Duke filluar që nga shekulli XIV, jeniçerët i shërbyen personalisht sulltanit osman, dhe e ruajtën rolin e tyre deri në dekadat kur nisi rënia e perandorisë. Nuk ka pasur asnjë konflikt në Perandorinë Osmane, që nuk përfshinte deri diku edhe jeniçerët.

Këta të fundit luanin thuajse gjithmonë një rol qendror. Aktet e tyre heroike, spikatin mbi çdo koleksion tjetër ngjarjesh të guximshme ushtarake. Dhe sigurisht që ata bënë shumë për të fituar një vend në çdo lloj liste mbi luftëtarët më të paepur të historisë njerëzore.

Ekzistuan për thuajse 500 vjet

Shumica e perandorive nuk ekzistojnë për një gjysmë mijëvjeçari, për të mos folur pastaj për një forcë ushtarake të caktuar. E megjithatë, jeniçerët ekzistuan për rreth 500 vjet, duke filluar që nga viti 1380 Pas Krishtit, kur Sulltan Murati I formoi ushtrinë e tyre, dhe deri në vitin 1826, kur Sulltan Mahmuti II i shpërndau ata.

Gjatë gjithë asaj kohe, jeniçerët u përfshinë në çdo konflikt ushtarak të perandorisë, dhe luajtën një rol qendror në shumicën e rasteve. Së pari, kishte një dallim të madh midis jeniçerëve dhe fraksioneve të tjera të ushtrisë osmane, si spahinjtë të cilët ishin njerëz të lirë.

Ata ishin skllevër të Sulltanit, dhe premtonin të mbeteshin gjithmonë beqarë

Në fillim jeniçerët ishin një forcë luftarake e përbërë tërësisht nga skllevërit. Këta skllevër, të njohur si “kul”, ishin ligjërisht pronë e Sulltanit, dhe ishin të lidhur përgjithmonë me cilindo që mbante këtë titull.

Gjatë 2 shekujve të parë të ekzistencës së tyre, jeniçerët rekrutoheshin gati tërësisht nga familjet fshatare e të krishtera brenda Perandorisë Osmane, të cilët i shpesh ua jepnin vetë fëmijët e tyre, me shpresën se në këtë mënyrë këta të fundit do të kishin një jetë më të mirë.

Fëmijët do të shkonin në kryeqytetin e perandorisë, Stamboll, ku do të konvertoheshin me forcë në besimin Islam, dhe do të trajnoheshin intensivisht për shërbimin ushtarak. Jeniçerët i nënshtroheshin shumë rregullave të rrepta, përfshirë betimin për të mbetur beqarë.

Ata shërbyen edhe si zjarrfikës në qytetet e mëdha osmane

Ndërsa radhët e jeniçerëve po zgjeroheshin, Perandoria Osmane gjeti role të tjera për t’u kryer nga njësia e famshme luftarake. Jeniçerët dërgoheshin me misione në të gjithë Perandorinë Osmane, kryesisht nëpër posta ushtarake, por në qytetet më të populluara ata u angazhuan në shumë detyra që zakonisht i përkasin njësive vendore.

Kështu në metropolet më të mëdha osmane, siç është Stambolli, jeniçerët shërbenin si zjarrfikës , duke vënë në punë aftësitë e tyre ushtarake, dhe duke shuar flakët në kohë para se ato të përhapeshin me shpejtësi nëpër lagjet e shumë populluara. Kur shërbenin në këtë rol, shumëkush shpresonte që ata të mos i përdornin aftësitë e tyre në përdorimin e armëve.

Kolonelët quheshin “kuzhinierët e supës”, dhe detyroheshin të mbanin garuzhden me vete

Ndonëse jeniçerët ishin të frikshëm për shumëkënd dhe nderoheshin ngado, padronet e tyre nuk donin që ata ta harronin rolin e tyre si vasalë të Perandorisë Osmane. Ekuivalenti i kolonelëve të një njësie jeniçerësh, njihej si çorbaci, pra “kuzhinieri që përgatit supën”.

Ai mbante gjithnjë me vete në brez në garuzhde për të treguar pozicionin e tij. Në fakt këta komandantë nuk gatuanin për askënd ndonjë lloj supe. Por titulli synonte të nënkuptonte jetën e tyre prej skllavi. Rangjeve më të ulëta ushtarake, iu viheshin emra poshtërues të ngjashëm, si për shembull transportues i ujit.

Ata krijuan grupet e para të muzikës ushtarake

Grupet muzikore ushtarake, janë një pjesë e rëndësishme e historisë së luftës. Në fakt, është e vështirë të imagjinohen betejat e vjetra pa ndonjë lloj shoqërimi muzikor, qofshin këta bateristët e Luftës Civile në SHBA, apo dikush që i binte veglave me ritmin e ecjes së kalorësisë.

Jeniçerët ishin pionerët e parë në këtë aspekt, pasi krijuan bandat e para muzikore ushtarake në histori. Këto të fundit i ndihmonin trupat të ruanin ritmin e tyre unik të marshimit, dhe në mesin e veglave përfshiheshin shumë cembale dhe brirë. Grupet muzikore, mbetën pjesë e kulturës së jeniçerëve deri në fund të ekzistencës së tyre.

Ushtria jeniçere u zgjerua në mbi 100.000 anëtarë

Jeniçerët e parë u formuan nga një grup i vetëm robërish lufte, të cilët i ishin dorëzuar Sulltanit osman, dhe ishin vënë nën shërbimin e tij. Ky grup i vogël ish-armiqsh u zgjerua gjatë shekujve dhe përfshiu dhjetëra mijëra burra, shumë prej të cilëve ishin më shumë vasalë besnikë sesa robër lufte.

Në kulmin e fuqisë së tyre, dhe shumë kohë pasi ishin zbehur traditat e rrepta të rekrutimit, jeniçerët numëronin mbi 100.000 anëtarë në radhët e tyre. Por jo të gjithë ata ishin luftëtarë, pasi organizata nisi të mirëpriste me kalimin e viteve në gjirin e saj gjithnjë e më shumë jo-luftëtarë.

Ata u specializuan në përdorimin e armëve me rreze të ndryshme

Jeniçerët shfaqen shpesh si një njësi e specializuar ushtarake e Perandorisë Osmane në për beteja e mëdha historike. Ata ishin të specializuar në përdorimin e armatimeve me rreze

të ndryshme, duke i përmirësuar aftësitë me kalimin e shekujve.

Në fillim jeniçerët u trajnuan si harkëtarë, para se të kalonin tek hedhja e shtizave, duke

pasur një efektivitet më të madh. Popullarizimi i armëve të zjarrit, i ndihmoi ata të përdornin mushqetat dhe armë të tjera të kalibrit të vogël. Gjatë viteve të fundit të ekzistencës së tyre, jeniçerët dështuan që t’i përshtateshin kohës sa i përket armatimit, gjë që ndihmoi në rënien e tyre.(CNA.al)

8 komente në “Jeniçerët, cilët ishin ushtarët-skllevër që i garantonin fitoret Perandorisë Osmane”

  1. Kalec Dega says:

    Eshte mire qe Shqiptareve i kujtoJne here pas here histori me Sulltan….sic duket Tema nuk shikon dot me larg nga Turqia gjithashtu….per boten lexuese….

  2. Mero islamiku says:

    Po cu qi robt me turq e arabe.cna plasi kari ne per lindjen.te dhjefsha politiken islamike o mero

  3. shkodra says:

    Artikull shkruesit i qifsha vajzen n goje.

    “aktet e tyre heroike……..” thote artikullshkruesi.

    po ato kane prere e djege te madh e te vogel mor moterqire.

  4. Zefi says:

    Perkthim mese amator . Plus ska asnje te vertete qe jenicieret ishin skllever sepse historikisht skllaveria nuk egsistonte me ne ate kohe . Ne teritoret arber kryesisht jenicieret ishin shqiptaret katolike me ne krye mirditoret . Asnjehere ne asnje dokument nuk del qe Mirdita ishte e skllaveruar . Po Mirdita u la autonome nga marreveshja e Sulltanit me princin e Mirdites me kushtin qe ne cdo nevoje ushtarake djemte mirditore te shkonin ushtare ne trupat jeniciere dhe me te drejten e plackes pra cdo placke qe rrembenin ne lufte te ishte e tyre 100% .Ne shkembim Mirdita ishte e cliruar nga taksat dhe princi do kishte privilegjet me trashegimi e do quheshte Kapedan qe ishte baraz me titullin pasha e do kishte te gjitha privilegjet e pashallareve te Perandorise. Nuk e besoj qe kjo quhet skllaveri sipas artikull shkruesit. Fakti kryesor eshte qe mirditoret i sherbyen perandorise dhe ishin Garda besnike e Sulltanit deri ne abdikimin e Abdyl Hamitit qe ishte Sulltani i fundit me duket 1908 .

  5. Taulant says:

    Te gjitha perandorit kane prere e vrare.
    Ne Hiroshima u vrane 250 mije vete.
    Mos te shkojm me thelle ne histori.
    Format kane ndryshuar por substanca jo.

  6. Daniel says:

    Jeniceret ishin femije te krishtere qe merreshin me dhune nga familjet e tyre (jo me deshire sic thote artikulli), dhe pasi u zhvishein ndjenjat kombetare dhe fetare i trajnonin si ushtare (mish per top), nuk lejoheshin te martoheshin sepse nuk duhej te shtoheshin ne numer te krishteret. Pra ishte edhe nje metode shpopullimi e vendeve te pushtuara. I gjithe artikulli eshte nje deformim i madh i historise, sigurisht i shkruar nga turqit, qe edhe sot e kesaj dite e konsiderojne Skenderbeun tradhtar.

  7. Astrit says:

    Shume kohe para perandorise osmane, Perandoria Mongole, Romake ,Arabe etj ne to ka qene e zakonshme mbushja e radheve te ushtrise me femije qe sterviteshin e riteshin me frymen ushtarak e besnikeri ndaj perandorise. Historikisht kane qene nje force ushtarake e fuqishme. Dhe sot pergaditja e ushtarakeve fillon qe ne moshe te vogel, te grumbulluar ne gazerma e te trajtuar per te vrare.

  8. Baliu says:

    Ky artikull eshte shkruar vetem sa per ta shkruar fjalen sulltan me shkronje te madhe, siq paten propozuar akardemiket koqevar Besim Bokshi dhe Redzhep Ismajli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje