Premtohet rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë në muaj, në administratë rroga shkon 85 mijë lekë

15 Shtator 2021, 20:30Ekonomia TEMA

“Shqipëria 2030” është kjo motoja e mandatit të tretë të qeverisë Rama që vjen me një program të ri ekonomik me ndryshime në taksa e mbështetje për sektorë kyçë të ekonomisë.

Mesatarisht 4.5% në vit, është ky targeti që synon ekzekutivi për rritjen ekonomike të vendit, teksa zotohet për ulje të borxhit publik nën nivelin e 60% në fund të mandatit.

Rritja e pagës minimale deri në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është aktualisht është edhe fokusi i ekzekutivit, që synon përmes kësaj mase që 435 mijë të punësuar të mos paguajnë taksë për këtë nivel page.

Rritje pagash në mënyrë të përshkallëzuar parashikohen për kategori të caktuara, ku duke nisur nga korriku i vitit 2022 pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 40% deri në fund të mandatit, ndërsa për punonjësit e administratës publike rritja pritet të jetë në masën 30%.

Në fund të mandatit të tretë, paga mesatare në administratë do të shkojë në 85 mijë lekë në muaj, nga 72 mijë lekë që është aktualisht.

Ndryshime do të bëhen edhe në taksimin progresiv, ku tashmë taksa progresive 23% do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart, nga 150 mijë që është aktualisht. Për pagamarrësit me pagë minimale tatimi do të jetë zero dhe për ato me pagë deri në 200 mijë taksimi do të jetë 13%.

Lehtësi parashikohen edhe në rimbursimin e TVSH-së për bizneset, që prej 1 janarit të 2023 parashikohet të bëhet tërësisht në mënyrë automatike.

Mbështetje për sipërmarrjen premton qeveria Rama në mandatin e tretë me zero taksa për bizneset e vogla dhe nxitje të sipërmarrjeve për të rinjtë, duke alokuar për këto të fundit një fond prej 10 milionë euro për start up-et.

Me 5 mijë euro grant do të mbështetet çdo emigrant që kthehet në Shqipëri dhe hap një biznes në vend, teksa me qëllim nxitjen e investimeve me pajisje të prodhuara në vend dhe që nuk ndotin mjedisin parashikohet një masë mbështetëse deri në kuotën 40% .

50 milionë euro është garancia që do të vihet në dispozicion të bizneseve të manifakturës të goditura fort nga kriza për përballimin e kostove të kalimit në ciklin e plotë të prodhimit duke promovuar markën Made in Albania.

Në fokus të qeverisë do të jetë edhe Teknologjia dhe Informacioni, pasi sipërmarrjet e këtij sektori do të paguajnë vetëm 5% tatim fitim, ndërsa parashikohet krijimi I një garancie për kreditim për IT prej 50 milionë euro.(TCH)

12 komente në “Premtohet rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë në muaj, në administratë rroga shkon 85 mijë lekë”

  1. sulo Permeti says:

    Rama:-Do te…do te….. do te….

    1. Dukati says:

      Thuhet se urrit paga minimale dhe eshte 30000 leke ,po pushteti lokal e njeh kete vendim qeverie dhe a e zbaton,pra ky vendim i qeverise eshte i detyrueshem per pushtetin lokal dhe ne qofte se jo si zgjidhet problemi kur gjysma e administrates ne mos me shume punon ne pushtetin lokal.Ana tjeter e problemit nqs rritet paga minimale a rritet progresivisht edhe paga mesatare se nqs jo atehere paga mesatare barazohet afersisht me ate minimale.Atehere, nqs po ,cben keshtu kopuk,thur corape me cibuk.Aferim.

  2. taso kume says:

    O te dhjevsha mendjen ,shiko te regullosh pensjonistet se ata qe jane ne pune i kane mundesite te bejne trelloj punesh ne dite dhe i regullojne vet rogat ,kurse pensjonisti se ka takatin te punoje me i keni katandisur me pensjon 30 te roges kur punonin nuk harijne dot fundin e muajit,kur bota u jep 100 perqinde te roges se fundit.gjithmone seprapthi???.

  3. cufi says:

    Po per pensionistet cfar eshte planifikuar apo si gjithmone KOQET E BALOS, le te vdesin ne mjerim,mos i lini te shendoshen se ju ben keq…

  4. Shtriga says:

    Kontrollo inflacioni dhe rrit pensionet!

  5. pyetje nga publiku says:

    Ore ky Rama qe po premton rritje page pas 4 vitesh eshte ai qe premtoi Shendetesi Falas dhe 300 000 vende pune para 8 vitesh ??

  6. Deni says:

    O palle nuk duam rritje rroge se prap do na e ngopesh duke rritur sigurimet shendetesore dhe shoqerore..

  7. Taulant says:

    Vazhdo te japesh tendera per rruge 20milion euro per km.
    Ky eshte bastardi por populli yne e meriton kete plehr.
    Sidomos pensionistet qe e votojn.
    Do vdesin shume shpjet prej ilaceve te skaduara qe ju jep Rama.
    Di ti jap edhe leksione Kosoves ky bastard ?
    Kosova po mori leksione nga ky Vlleh bastard mbaroi do bastartizohet si Shqiperia ku edhe qente po ikin.

    1. Taulant byrektorja says:

      Taulant , cpate ?? Si gjithmone te mer bytha zjarr sa here Rama deklaron nje lajm te mire ….relax Taulant relax , Rama lajm te mire dha dhe ti u hodhe si pordha ne ajer , imagjinoe sikur te thosh si Saliu jot ne 2005 sen , kur doli dhe tha se nuk mund te jap asgje se nuk gjeta gje ne arkat e Shtetit nga Nanua …..apo harove ?? Ik e futi nje byrek te byrektorja tani ….. brashnjar

  8. Abc says:

    Rritja e pagave nuk eshte atribut i shtetit, por i administratoreve, ne funksion te punes se sejcilit. Parimi i shenjte i kapitalizmit eshte “Sejcilit sipas punes”.
    Vendimet “voluntarise” te rritjes se pagave, jane ose te pavlera, ose merren me synimin per te shtuar dhe ca barren e detyrimeve ndaj bisnesit.
    Konkretisht.
    Me kete vendim, kur te zbatohet, shteti do te marri si kontribute per çdo te punesuar privat nga 30000×0,29= 8700 leke, neser 40000×0,29= 11600 leke kontribute.
    Pavarsisht sa leke do çoje ne shtepi i punesuari te privat, shteti do edhe 2900 leke te reja kontribute me shume ne arken e shtetit.
    Nga do te dalin?

  9. katarakti says:

    Po nuk u rrit prodhimi i brendshëm nuk mund të rritet asnjë lloj page ose pensioni. Shtimi i eksporteve dhe pakësimi i importeve po ashtu e forcon ekonominê. Tê shpresojmë se do i realizojë këto që thotê dhe do ta zbresë borxhin në 60 përqind të PIB-it. Çuditërisht ata që shkatërruan të gjitha uzinat dhe fabrikat e vendit me dy gishtat lart, tani i kërkojnë llogari Ramës se pse nuk rrit pensionet?! Me ato çfarë i bënë shqiptarët dhe sidomos “demonkratët” vendit të tyre e meritojnë të vdesin të gjithë nga uria. Dhe në varr tu lëjnë jashtë vetëm dorên me dy gishtat lart!

  10. Kris 1 says:

    Me fund te mandatit do te thote se rreshjet e media te shiut demtuan te mbjellat dhe deputeti Sali nuk ra Dakar’s me ne per nritjen e pension eve.E tha dhe BinBen Ahmetaj.Kemi deshire ti rrisim pensionit por na pengo ligji qe kemi bere vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje