Dikur mrekullonte futbollin italian, sot vuan për bukën e gojës: Humba 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste

17 Shtator 2021, 21:10Sport TEMA

Fabian O’Neill është një emër shumë i njohur për ata që kanë parë futbollin italian në vitet 90.Futbollisti nga Uruguaji zbarkoi në Itali duke luajtur fillimisht te Cagliari.

Në Sardenjë, O’Neill spikat dhe Juventus e blen atë. Në klubin bardhezi ai luan pak sepse në skuadër janë Del Piero dhe Zidane dhe ky ishte fundi i karrierës së tij.

Sot, megjithatë, O’Neill është përsëri i popullarizuar sepse në një intervistë ai zbuloi se kishte harxhuar 14 milionë dollarë në vetëm disa vjet mes alkolit, femrave dhe basteve. Tani jeta e tij ka rifilluar nga një bar në Montevideo.

“Unë vij këtu në mëngjes dhe ndihmoj Xhenet që është pronarja e lokalit. Njerëzit nuk habiten kur më shohin këtu, sepse ata tashmë më njohin.

Agjenti im Paco Casal më bëri të fitoj shumë para, nuk kisha nevojë për psikolog në atë kohë sepse ishte e pamundur të më ndihmoje.”

Në intervistën dhënë për ‘La Nueva Lata’, ish-mesfushori foli për problemet e tij me alkoolin dhe tha se ai nuk vë më baste sot sepse nuk ka më para.

“Situata nuk është përmirësuar. Problemet e mia, të cilat kanë vazhduar ndër vite, mbeten. Para së gjithash, unë kisha probleme me alkoolin, pas një operacioni të fshikëzës që pata bërë gjashtë muaj më parë, nuk duhet të kisha prekur një gotë për tre vjet, por durova vetëm një muaj.”

Duke shpërdoruar një trashëgimi të madhe, duket se nuk i jep shumë keqardhje ish- futbollistit të Cagliarit, i cili mendon për fëmijët e tij:

“Nuk më shqetëson të jem i varfër. Mua më mjafton të kem diçka që fëmijët e mi të ndihen mirë dhe të mbaj diçka për veten time, që të mund të ushqehem”.

5 komente në “Dikur mrekullonte futbollin italian, sot vuan për bukën e gojës: Humba 14 milionë dollarë pasuri me femra dhe baste”

  1. Jimi says:

    E mire mos ji pishman! Ashtu deshe ashtu bere ! Ti nuk ishe i pasur, u bere. I shpenzove si deshe. Tu mbaruan, tani vajte prap ne origjine. Provoje perseri kete eksperiencen jo te panjohur per ty dhe hic mos u cudit.

  2. Genti says:

    Kujt po i qahet ky palla ? Paka harxhuar 14 milione dollare me femra e alkol dhe ka bere qefin e tij. Pse duhet te na rruhet ne per te ?
    Do me vinte keq per te nese pjesen me te madhe te parave do i kish harxhuar per te ndihmuar ata qe kane nevoje dhe si rezultat i kesaj do mbetej i varfer. Gjysma e botes vuan per buken e gojes dhe nuk i ka pare as ne ender jo ato 14 milione dollare po as 1 te 100-en e tyre. Halli madh e paska zene. Ai nuk vuan per buken e gojes por per mendte e kokes.

  3. Drini says:

    Ke jetuar or mik, ja ke bere qefin vetes.

  4. Eduarti says:

    Jimi , jam plotesisht dakort me ty , thjesht kur te kalojne kaq shuma te medha dhe nuk ke lene nje pjese te tyre per vitet e veshtira te moshes se trete atehere thjesht nuk je i zgjuar ….
    Dikur lojtari i madh hollandez Johan Cruyff deklaronte : duhet te luajm bukur futboll per 15 vjet afersisht ,te shperblehemi mire per me vone kur te leme sportin …..

  5. dikur says:

    E mo u mërzit ai vrarë…..! Shumica ne kete dynja jane te varfer si ty. Ata si Bezos apo si Zukemberg jane me kokrra. Persa i takon titullit “per buken e gojes ” kam pershtypjen ai qe e ka shkruar nuk e njeh fara po fare urine rreale “per buken e gojes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje