Nga Eduard Zaloshnja
Në programin e qeverisë Rama kishte shumë premtime (investime në infrastrukturë, bujqësi, arësim paga, pensione etj. etj.). Pavarësisht se ato investime mund të financohen pjesërisht me kredi të buta apo me partneritete privat-publik, një rritje e ndjeshme e shpenzimeve buxhetore duhet të shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore. Përndryshe, fëmijët tanë do të rëndohen me një barrë edhe më të rëndë borxhi sesa ai që kemi aktualisht (rreth 13 miliardë dollarë, pa përfshirë garancitë sovrane për PPT-ë, të cilat përbëjnë detyrime buxhetore të së ardhmes).
Por a ka gjasa që të ardhurat e Thesarit të Shtetit të rriten ndjeshëm në vitet në vijim?
Në 16 vjetët e fundit (8 në qeverisjen e Berishës dhe 8 në qeverisjen e Ramës), në Thesarin e Shtetit është futur vetëm 24%-28% e vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (përmes tatimeve, taksave doganore, akcizave, etj). Ndërkohë, disa shtete me srtukturë të ngjashme ekonomike e fiskale, si fqinjët Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi, kanë grumbulluar gjatë kësaj periudhe në buxhetin shtetëror 37%-43% të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në qoftë se Shqipëria do të kapte mesin e intervalit të fqinjëve (40%), në Thesarin e Shtetit tonë do të futeshin 2 miliardë dollarë në vit më shumë se ç’futen aktualisht. Që do të thotë se në 4 vjetët e ardhshme, do të futeshin të paktën 8 miliardë dollarë më shumë.
Me 8 miliardë dollarë më shumë në 4 vjet mund të realizohen të gjitha premtimet e qeverisë Rama 3 (madje edhe ca të tjera), pa marrë kredi dhe pa bërë partnerite private-publike. Por problemi është se tatimet dhe doganat tona nuk po i ngrenë dot të ardhurat buxhetore mbi nivelin 28% të vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto…
Hera PARË që lexojmë një vlerësim financiar bindës, të mbështetur në shifra.
Ku janë financieret e tjerë?
Të luuumte Zaloshnja! Flm!
Zaloshnja ka bere gjysem analize. Nuk na tha sa eshte bara fiskale ne mal te zi apo serbi. Mbledhja prej 37-40% ndoshta varet nga bara me e larte fiskale ne keto vende.
Po fole ne menyre krahasuese, ky informacion eshte i domozdoshem.
Si do rriten te ardhurat e buxhetit kur 90 oerqind e biznesit te vendit qe quhen biznes i vogel paguajne 0 perqind tatim o Zaloshnja
Shqiptaret duan qe edhe mos paguajne taksa edhe tu rriten pensionet e rrogat.
Po per ngritjen e pensioneve pse nuk u dha %, por u fol vetem me premtim dhe angazhim, ne se ka lek buxheti. Kjo eshte nje tallje per kete shtrese, te cilet kane punuar ne sistemin e kaluar dhe ne kete aktual, e marrin nje pension qesharak. Duhet qe nga ana e qeverise te rriten punësimet qe raporti pensionist me te punësuar mininalisht re jete 1:2 ose 1:3 dhe ne rastin me te mire 1:4, kjo do nje plan te qarte nga ana e qeverise.
Eshte me te vertete nje shkrim prej professionisti. Nje analize bindese me perqasje te pranueshme dhe bindese.