Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga bllokimi i 61-vjeçarit Muharrem Plaku në minierën e Bulqizës, ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.
Grupi i Avari Shpëtimit si dhe minatorë të firmave të tjera po punojnë pa ndërprerje për zhbllokimin e galerisë, por operacioni është i vështirë, ndërkohë që po përdoren mjete elementare.
Ditët po kalojnë, ndërkohë që shpresat për të gjetur shëndoshë e mirë 60-vjeçarin, i cili punonte prej 8 vitesh në minierë, pakësohen.
Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda. e ndërsa janë larguar dhjetëra tonë minerale, ende nuk ka asnjë shenjë nga tekniku.
Mbylleni ate miniere se eshte kthyer ne nje varre te madh. Cdo muaj vdes ndonje minator.
Sa vështirë fitohet leku te ne