Kreu I LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar sot zërat për një bashkëqeverisje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Shehi deklaroi se si Basha dhe Berisha, të dy kanë faj për situatën ku e kanë futur PD-në dhe se asnjë dramë nuk do të kishte nëse do të tërhiqeshin që të dy.
“Në këtë lloj historie kanë të dy faj. Nuk e quaj ndonjë dramë të madhe edhe nëse do të tërhiqeshin që të 2. Basha ka 8 vite aty që e di shumë mirë që ka një njeri tjetër aty dhe duhet të kishte vepruar. S’kishte pse priste aleancën me Amerikën. Kjo është një dobësi e Bashës. Ndërsa Berisha duhet të kuptojë që vjen një moment që duhet të kuptojë që është fatlum, ka qeverisur si president, si kryeministër dhe kaq është e mjaftueshme për një cikël politik. Edhe populli thotë ‘më bëj nuse edhe një herë…’, nuk thotë ‘më bëj 3 herë’.
Megjithatë e thashë që debate të tilla ndihmojnë. Por nëse debati përfundon që Berisha na udhëheq drejt fitoreve të mëdha kjo do të ishet grotesk i madh. Kush e ushqen idenë se Berishqa është shpëtimtari dhe duhet të rikthehet për mua është i gabuar. Aq sa është e gabuar edhe ajo që bëri z. Basha. Duhet të kishte gjetur si burrat një rrugë tjetër. Kjo është përgjegjësia e një shefi partie që ka shumë vite që rri shef partie. Siç i mbylli çështjet për problemet e veta brenda partisë ashtu duhet t’i kishte zgjidhur edhe këto të tjera”, tha Shehi.
Broçkulla nga paraziti dhe kryetari pa parti që vegjeton prej 30 vjetësh në parlament!
Popull idiot që voton këto vemje!
Varjanti ,doren n qaf ,karin n byth,esht vazhdim e varjantit doren n qaf gishtin n byth.
Ksaj,shkencrisht i thon, politik..
Dasho, rakia me duket se ti qarteson mendimet. Hajt tung pra ?