Reciprociteti me Serbinë, ish-ministri i Bujqësisë ndërron targat në pikë-kalimin kufitar Merdarë

21 Shtator 2021, 14:58Rajoni TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo është parë sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë duke ndërruar targat e automjetit.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave, ish-ministri është detyruar të ndërrojë targat.

Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj. Ai u shkarkua në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

Kujtojmë se pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën me 20 shtator,  forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinjë -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin. Dhe sipas kësaj automjetet me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

1 komente në “Reciprociteti me Serbinë, ish-ministri i Bujqësisë ndërron targat në pikë-kalimin kufitar Merdarë”

  1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

    Kurti nuk me pelqen, eshte vetem demagog, por ne rastin konkret mendoj se ka vepruar drejt dhe duhet mbeshtetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje