Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç ka deklaruar se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën. Vuçiç tha se ai e mori një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.
Në fillim të fjalimit të tij para publikut, Vuçiç foli për situatën në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Brendshme. Kreu serb tha se ndër tjerash u analizua armatimi i ushtrisë dhe policisë. Vuçiç e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për ta mbikëqyrur zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve. “Diskutuam për situatën në Kosovë, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve.
Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat në të cilat Beogradi dhe Prishtina barazohen. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, tha deklaroi Vuçiç. Ai shtoi se këtë mëngjes bisedoi me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore, ambasadorët e Quintit se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi” për këtë çështje, duke theksuar se mori një propozim “të papranueshëm”.
“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është kompromis, por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative, ata do ta harronin, por do të prezantonin 20/30 përqind të masave. Kam marrë pëlqimin e Këshillit për refuzim. Unë e refuzova sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe ju nuk mund të flisni kështu me Serbinë”, tha Vuçiç.
Ai po tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi u pajtua që të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja, për t’iu kërkuar, ndër tjerash, edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi morën pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviç, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe kretori i BIA-s, Bratislav Gasiç.
Ky nuk eshte Politikan aspak Serioze dhe i pabesuseshem .
Shteti Kosovare ka qen ne cdo kohe i gatshem te bashkpunoje me Vucicin dhe sheshoje Problemet
qe ky i fundit ngre mbas cdo bisedimi ,cdo konflikt te ri qe krijon ,
me mendimin se po pengon Kosven si Shtet duke mbajtur gjithcka ne Konflikt por asgje nuk do arrije ,
vec humbjes se tij personale siedhe Paqes ne Ballkan .#
Ky njeri nuk eshte i pershtatshem per nji Poltike bashkpunimi e paqe-je ne Ballkan .
Eshte fryr me armatime nga Rusia si ai gjapri kur mer viagra ngrihet si i terbuar me kafshu gjithcka leviz
pran tij .
Vucic po nuk ja tha Rusia nuk merr asnje vendim.Serbet e Kosoves ose duhet te zbatojne ligjet e vendit ose hajt ne te …..es
ky eshte krimineli vucic qe rahmuti do te na fuse ne open balkan,Me kete plehre serbe as ne hale nuk shkohet.
Presidenti kroat dje ne Forumin Botnor të Liderëve në Nju Jork, deklaroj se, Vucic asht nxites i luftes ne Ballkan dhe shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE.
Kjo asht per mendje ceket e Tiranes. Kurse per te tjeret, siq jane, antikosovaret, vlleho-maqedono & ortodoks tjere,
Natyrisht per kto qarqet serbofile dhe per rrymat pro-Ortodoksofilike dhe proserbosllave te ballkanit perendimor, te cilet tashme kane aleance me Serbine dhe Vuciqin, kjo nuk permbane problem.
Problem asht deformimi, denatyrimi, i frymes dhe identitetit shtetnor i Republikes se Shqipnise. Ky shtet as nuk perfaqson shqiptaret ma, e as i mbron interesat e tyne.
Ky shtet bone fushat tek nderkombetaret kunder Kosoves, dekonspiron dhe bene veprime diversante ne politiken rajonale dhe nderkombetare kunder Kosoves. Ky shtet ka unifikue politiken e jashtme me Serbine, dhe Serbia e llogarite si aleate te vet dhe nuk e trajton fare kur kercenon Kosoven si nji vend qe do leviz fare pak ne ndihme te Kosoves.
Kosova sikur qe ka qene 100 vitet e fundit pa Shqipnine ka me qene edhe ne 100 vitet e ardhshme. E thome ket sepse Shqipnia nuk ka asnji te drejte te sillet ne mnyre paterniste, as e ka cliru Kosoven, as si ka sjell as te nji njohje Kosoves, bile bone fushate kunder Kosoves, as e ka ndihmue me as te nji cent Kosoven dhe as qe llogaritet fare ne Kosoven si nji vend qe mbeshtet, ndihmon apo perkujdeset per Te.