Kosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Albin Kurtit

21 Shtator 2021, 14:11Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Siç mëson Telegrafi, takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.

Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës.

Të hënën, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

 

2 komente në “Kosova vendos reciprocitet për targat me Serbinë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Albin Kurtit”

  1. Shkodrani says:

    Krejt normale, nuk shoh pse gjith ky acarim.
    serbet bajn te njejten gja, pse nervozohen?!

  2. nord.al says:

    Reciproleshi. Koaovaret kane dreqin ne shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje