Zbardhet debati me dyer të mbyllura për Berishën, Salianji paralajmëron Bashën: Do le mandatin nëse rikthehet Berisha dhe prishim marrëdhëniet me SHBA

21 Shtator 2021, 14:41Politika TEMA

Mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate forta për vendimin e kryetarit, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën.

Gazetari Mariglen Kume ka zbardhur debatin me tone të larta në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD.

Flamur Noka veç replikave me kryetarin, Lulzim Basha ka debatuar edhe me deputetin e Korçës, Ervin Salianji. Ky fundit ka theksuar se në rast se vendimi për Sali Berishën do hidhej në votim mes anëtarëve, atëherë 100% e tyre do votonte kundër përjashtimit të tij, madje dhe vetë Lulzim Basha.

Por në argumentin e tij, Salianji ka thënë se PD s’mund të fitojë zgjedhjet pa marrëdhëniet me SHBA. Sipas tij nëse marrëdhëniet me SHBA do të cenoheshin, atëherë ai ka deklaruar se do të linte mandatin e deputetit.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA

Flamur Noka: Ti zotëri ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë që e përçan anëtarësinë, ti e ke kaluar në heshtje.

Lulzim Basha: Këtë vendim e kam marrë dhe nuk ka më kthim pas. Kjo është kërkesë e aleatëve tanë. Dhe ti Flamur e di shumë mirë se nuk ka qenë një kërkesë nga zyrtarë të nivelit të ulët, të nivelit të tretë, por ka qenë nga kupola e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund të dalim kundër partnerëve tanë. Për 3 muaj me radhë unë kam bërë gjithçka që të shmang sanksione të Berishës brenda kësaj partie dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të.

Flamur Noka: Ky vendim përçan partinë dhe ti e di që 80% e anëtarëve të PD-së mbështesin liderin historik, se ti ke bërë testime dhe unë e di këtë. 10% të mbështesin ty dhe 10 për qind janë të pavendosur. Ti ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë, si mund të qëndrosh në krye të Partisë Demokratike kur ke 80% të anëtarësisë kundër.

Lulzim Basha: Unë këtë e bëra që të mos përçaj Partinë Demokratike. Kam ndjekur debatet e ditëve të fundit, pas vendimit për doktor Berishën dhe më vjen keq që ta them më shumë kam dëgjuar gjysmë të vërteta. S’do ta gjeni kurrë të thënë nga goja ime që ai ka qenë vendimi i jetës sime, kam thënë që është vendimi më i vështirë që kam marrë. Dhe i tillë ka qenë dhe nuk ka kthim pas. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht se nuk ka nevojë që askush prej nesh të jetë avokat i tij, pasi është përfshirë në një betejë personale.

Flamur Noka: Partinë e ke përçarë. Partinë e ke rrokullisur nëpër hore të historisë. Do të ngelë në histori kjo që ke bërë. Nuk ka kthim pas përçarja. E di si shpëton nga përçarja? Ka vetëm një rrugë: i jepet anëtarësisë vendimi. Demokracia direkte zbatohet. Duke zbatuar demokracinë direkte, aty ke shpëtuar partinë. Sepse po vendosi anëtarësia që vendimi yt është i drejtë, edhe Sali Berisha e pranon, edhe partia gjen paqen.

Lulzim Basha: Unë e di që e kam kundër ndaj e bëra që të mos e përçaja PD-në. Asnjë forum i partisë nuk kishte pse të mblidhej për Berishën, sepse nuk e kemi përjashtuar nga asnjë strukturë e partisë, por është larguar përkohësisht nga Grupi Parlamentar.

Ervin Salianji: Pa diskutim që është një çështje që ka ndjeshmëri të madhe. Nëse flitet për konformizëm, ne jemi të konformuar vetëm me një gjë. Që ne nuk po japim betejë. Por po përpiqemi të japim më të mirën për interesin e demokratëve. Pra këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë interes as të kryetarit të partisë dhe as të askujt tjetër. Ne duhet që të gjithë trashëgiminë e Berishës ta ruajmë. Thënë këtë, ne duhet të ngremë një pyetje: a ka një mundësi që të ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në dhe të mos merret çvendimi?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka.

Ervin Salianji: Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin.

Flamur Noka: Po le të pyetet anëtarësia.

Ervin Salianji: Nëse shtrohet pyetja në anëtarësi, 100% do të jenë jo, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Nuk e ka përjashtuar njeri nga PD-ja Sali Berishën. Nuk ka një përjashtim dhe nuk do të ketë përjashtim nga partia. Ndërkohë a do të shtrojmë pyetjen aty ku është thelbi kryesor: a doni të mbani marrëdhënie me SHBA? Kjo është e kushtëzuar. Ne jemi njerëz që marrim vota. Fitojmë dot ne pa partneritetin me SHBA-në? Demokratët janë me PD-në sepse është pro-amerikane. Sepse janë pro-perëndimorë.

Ne duhet t’i shterojmë të gjitha debatet me njëri-tjetrin dhe jo që të kalojë pa debat. Por t’i themi të vërtetat e plota. Të bashkohemi. Por jo të përdorim populizma. Ne nuk duhet që duke dëmtuar demokratët në kurriz të demokratëve të përfitojë ndonjë kredit politikisht. Kemi qenë në këtë sallë që të mos digjnim mandatet. Ndërkohë ata që ishin flamurtarë të djegies së mandateve dolën e thanë që nuk ishte vendim i duhur. Ndërkohë, një ndër ta, edhe unë që isha kundër, dola e fola pro djegies së mandateve, sepse ishte vendim kolegjial.

Flamur Noka (i drejtohet Bashës): Ore zotëri, po si mund të marrësh vendim kundër shumicës. Kujt i shërben ky vendim? Je i interesuar që ta shpëtosh partinë? Vendimin tënd hidhe në votë.

Lulzim Basha: Si ta hedh në votë?

Flamur Noka: Do mblidhen firmat dhe hidhe në votë në kongres, në referendum.(panorama)

 

 

16 komente në “Zbardhet debati me dyer të mbyllura për Berishën, Salianji paralajmëron Bashën: Do le mandatin nëse rikthehet Berisha dhe prishim marrëdhëniet me SHBA”

  1. Politolog says:

    Lepen, kadidatja per presidente Frances, perjashtoi nga partia babain e biologjik qe ishte dhe krijues i partise qe kryson e bija. Ka me bindese se kaq?

    1. Hajro Lula says:

      Mos be krahasime te tilla , Lepen pamvaresisht se cperfaqeson , Merkel , Clinton Albright etj etj nuk kan pidh por kane bole ….ne krahasim me Lulin qe ne vend te kete bole ka pidh ….e cpret nga dylberi pastaj ….per pak do ta zene me shpulla kamikazet e Saliut dhe Luli do quravitet si debil dhe do i qahet ambasadores amerikane qe : une te degjova , e perjashtova Saliun , po ata po me marin partin …..mbe mend shoku ….nga debili pret cdo gje

      1. flisni! says:

        Hajro Lula-fantastik, por kush te kupton se 80% e gjallesave jane injorante me diplome Kristali!

    2. Ideali says:

      “Politolog” Ka. Edhe sot nuk ka fituar.

  2. taipi says:

    Salianji mos mos se do ikesh tek vera e grides.

    1. taipi ke te drejt,

      salinjani ka kunj me saliun sepse Kurva Grida para se me
      zbath bythen me ja lepi salinjani ja ka o me goje sales ,
      direkt mbas kongresit te PD ku salah kishte mare viagra qellimishte me pallu griden .
      ku ndodhi edhe aksidenti si e dime qy grides i ngeci ne fut koqja e djathte e saliut
      e erdhi urgjenca epastaj etj etj
      Pra shkrut i bie qe salinjani te ket lepir ate qe ka lepi Grida ,kuptoni ju nashi se ku re daulli katundit ?

  3. Cipini says:

    Vini re kush insiston qe anetaret e PD te futen ne qorrsokak dhe te votojne kunder vendimit, per te cilen pershendeti edhe ambasada amerikene, pra te votojne kunder amerikes. Gorani Flamur(serb) Noka. E merrni vesh kush punon ”nen rrogoz” ne PD. Sherbimet ruso-serbe, qe nuk heqin dore nga antishqiptarizmi ne Ballkan.

  4. shpellari00 says:

    Kujt i plas Jari se iken Salianji dhe rri Saliu

  5. shpellari00 says:

    Kujt i plas Jari se iken Salianji dhe rri Saliu

  6. Pilo Lala says:

    Flamur Noka, politikani i dites…
    Iku Nard Ndoka dhe Azem Hajdari, erdhi Flamur Noka…
    Hajde prit ti nga PD te behen njerez.
    Keta po cnjerezojne edhe ata qe kishin 2 pare intelekt.

  7. Ideali says:

    “Politolog” Ka. Edhe sot nuk ka fituar.

  8. astrit USA says:

    Degjoni diskutinet,ne parti per te kuptuar cfar partie jane,thone se jemi perendimore,por nuk din se c thone .Ja plotsisht te shkalluar,njiri i bije gozhdes tjetri patkojit.Vaj halli te isin ne pushtet cfar do ti benin popullit keta.Keta e kan mendjen tek saliu dhe kerkojne ta sjellin prap ne grupin parlamebtar te tyre.Po te ndodhe kjo,parlamenti do degjoje nate edhe dite bemat e salehut dhe kundershtimet e pozites dhe do te largohet nga misioni per te ndertuar ligje te nevojshme ne marjen e reformave qe i duhen permirsimit te jetes popullit.Saliu jasht grupit te mbroje veten e tij nede eshte i zoti dhe nese bkh dhe spak pas hetimit te tij e nxjerr te pafajshem per akuzat e shba ai kthet triumfues ne grupin parlamentar dhe athere mund te kerkoje te marres drejtimin e partise.Ky do te jete fundi i i partise demokratike qe pretendon se e ka themeluar salehu sipas parimeve te tij komuniste qe vetem demokratike nuk eshte,per rrugen qe ka ndjekur e ndjek,per pasohat e renda qe ka pesuar shqiprija nga drejtimi i ketij autokrati si president dhe dy mandate si kryeminister.Sot shtrohet problemi si per poziten dhe opoziten a eshte menduar per liderin e tyre qe duhet te drejtoje qofte brenda dhe jashte partise qe populli te besoje per ate qe do te jete udhheqes i tyre qe i beson me vote ardhjen e tij ne pushtet deri tashti nuk ka ardhur ai qe i beson populli te presim ate qe mund te dale.Rama ne fillimin e tij u paraqit si intelektual qe luftonte pwr parimet demokratike dhe u rreshtua ne PD por shum shpejt u largua prej saj se kuptoj se athe nuk kishte demokraci dhe u rreshtua si sicialist qe do te thote demokrahi sociale dhe populli e besoje por megjithse eshte nje parti me e mire se pd rama ka paraqitur dhe shenja te nje autokrati,kjo duhet luftohet na partia ku ben pjese qe te mos lejohet te zere vend veyem ajo qe thote kryetari dhe te gjithe jane dakort.Ne demokraci ka diversitet mendimi dhe fiton ajo qe eshte me e mira pas rrahjes mendimeve.

  9. astrit USA says:

    Degjoni diskutinet,ne parti per te kuptuar cfar partie jane,thone se jemi perendimore,por nuk din se c thone .Ja plotsisht te shkalluar,njiri i bije gozhdes tjetri patkojit.Vaj halli te ishin ne pushtet cfar do ti benin popullit keta.Keta e kan mendjen tek saliu dhe kerkojne ta sjellin prap ne grupin parlamebtar te tyre.Po te ndodhe kjo,parlamenti do degjoje nate edhe dite bemat e salehut dhe kundershtimet e pozites dhe do te largohet nga misioni per te ndertuar ligje te nevojshme ne marjen e reformave qe i duhen permirsimit te jetes popullit.Saliu jasht grupit te mbroje veten e tij nede eshte i zoti dhe nese bkh dhe spak pas hetimit te tij e nxjerr te pafajshem per akuzat e shba ai kthet triumfues ne grupin parlamentar dhe athere mund te kerkoje te marres drejtimin e partise.Ky do te jete fundi i i partise demokratike qe pretendon se e ka themeluar salehu sipas parimeve te tij komuniste qe vetem demokratike nuk eshte,per rrugen qe ka ndjekur e ndjek,per pasohat e renda qe ka pesuar shqiprija nga drejtimi i ketij autokrati si president dhe dy mandate si kryeminister.Sot shtrohet problemi si per poziten dhe opoziten a eshte menduar per liderin e tyre qe duhet te drejtoje qofte brenda dhe jashte partise qe populli te besoje per ate qe do te jete udhheqes i tyre qe i beson me vote ardhjen e tij ne pushtet deri tashti nuk ka ardhur ai qe i beson populli te presim ate qe mund te dale.Rama ne fillimin e tij u paraqit si intelektual qe luftonte pwr parimet demokratike dhe u rreshtua ne PD por shum shpejt u largua prej saj se kuptoj se athe nuk kishte demokraci dhe u rreshtua si sicialist qe do te thote demokrahi sociale dhe populli e besoje por megjithse eshte nje parti me e mire se pd rama ka paraqitur dhe shenja te nje autokrati,kjo duhet luftohet na partia ku ben pjese qe te mos lejohet te zere vend veyem ajo qe thote kryetari dhe te gjithe jane dakort.Ne demokraci ka diversitet mendimi dhe fiton ajo qe eshte me e mira pas rrahjes mendimeve.Komenti u be sapo u kexua shkrimi nga arlington city shba 20 .09.2021

  10. dhembeli says:

    …Dhe keshtu mendojne se ja hodhen DASH-it… !?

    “Ju rrugaca e sallahana,
    Vagabonda, shakllabanda,
    Rrign e t’ndyet, mikrobe te kqij
    Qi t’mjeres ksaj Shqypni
    Thelle hi i keni ne mushkni
    Pa dhimbe gjakun tuj ja pi,
    Por der kur, bre batakci !?
    Ah! bre ju…,nuk di shka u kjofte,
    Se tashma jemi tue u njofte,
    Se kush jeni e shka jeni
    Se ka shkoni e se kah vini
    Plang e shpi se ka i kini
    E sa pare ju ban gjaku:
    Se per ju,po duhet laku,
    Per me u vjerre o kund m’ndoi shpat !”

    Nga “Psheretima e At Gjergj Fishtes”

  11. Trotski says:

    Flamur Nokes iu prish Celula e UDB.Nuk ben dot pa Sali Kermen.

  12. Babalja do lere mandatin , genjeshtra e shekullit , do t’e lere ty mandati , po ja sa te vije Baca !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje