Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.
Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.
Edhe Saluanji është dënuar me dy vite burg, por është deputet.
Askush nuk kujtohet t’ja kujtojë.
Kështu dhe Llalla. Do ti konvertohet me pune në komunitet. Pse cfarë është ai, fshatar që bëri gardh pa leje, që të bëjë burg…?
Kerkoni, germoni se qenin e ngordhur do gjeni…lol
Denim i lehte per abuzimet dhe krimet qe ka bere ky hajdut. Por shpresoj te sherbej pozitivisht per te tjeret qe mos te abuzojne me detyren.
Do bej ndonje dit burg? Apo do e shlyej me pun?
Tiku nga fshati llalle perfundoje si boze.