"Sali Berisha bëhet përbindësh kur i preken interesat personale"

23 Shtator 2021, 19:40Politika TEMA

Analisti Arjan Curri deklaroi se ish-kryeministrit Sali Berisha kur i cënohen interesat kthehet në një përbindësh, teksa shton se po luan bukur me legjendat duke akuzuar Lulzim Bashën se u sinkronizua me Edi Ramën në zgjedhjet e 2017-ës për të goditur LSI-në, dhe tani për një bashkëqeverisje.

Ndërsa lidhur me thirrjen e një kuvendi kombëtar, Curri tha se është tjetër gjë ta thërrasësh dhe tjetër gjë të ketë njohjen zyrtare të PD, sepse rëndësia qëndron sipas tij te arsyeja pse thirret.

“Në PD ka shumë sovranitet saqë çdo njeri thotë atë që mendon. Sa i përket debatit politik e shoh të shëndetshme dhe si sjellin dëme askujt. Të thërrasësh kuvendin kombëtar është tjetër gjë dhe tjetër gjë që ky kuvend kombëtar të ketë njohjen zyrtare të PD.

Më shumë se sa e thërrasin është pse do thirret. Pra dhe nëse e mblodhët unë nuk e njoh thotë Basha. Nga ana tjetër pala tjetër me në krye Berishën shprehen se nuk do e mbledhim kuvendin për të diskutuar vendimet e SHBA, por për të diskutuar vendimet e Bashës.

Do të ishte fatale nëse Berisha tërhiqet nga kjo nisëm, edhe pse se dimë a do njihet zyrtarisht nga PD. Sa i takon marrëveshjes së 2017, ajo ka qenë bërë me bekimin e Berishës. Pas atij takimi Basha shkoi të Berisha duke dhënë përshtypjet e takimit. Berishës kur i cënohen interesat kthehet në një përbindësh.

LSI u tkurr dhe nga ana tjetër Berisha po e luan mbylljen me orë të tëra të Ramës dhe Bashës, duke thënë se ishte për të bërë një marrëveshje të tmerrshme ajo e bashkëqeverisjes dhe Berisha këto legjenda tani i luan bukur, për të luftuar LSI dhe për bashkëqeverisje. Berisha është i fortë nuk është kundërshtar i lehtë”, tha ai për Mcn.

Ndërsa ai pyetur se i pari nga zyrtarët e lartë që ra në rrjetën e SPAK është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili gjatë ushtrimit të detyrës ka patur përplasje të forta me Ambasadën amerikane, a mund të spekulojmë se goditjet e Prokurorisë së Posaçme janë selektive pikërisht të ndikuara nga amerikanët në Tiranë, Curri tha se:

“Nuk ka akoma prova për këtë, kemi raporte të kolegëve tanë në zyrat e SPAK, e dëshmojnë prokuroja vetë i tha se ne jemi me Amerikën dhe ajo na ka sjell këtu. Të gjithë bërtasin për sovranitet dhe askush nuk del të thotë se atë sovranitet ne ua kemi dhënë vetë atyre.

Përfshi dhe Berishën dhe Metën votuan reformën që e vendos në kushtetutë, e kemi dorëzuar sovranitetin te të huajt dhe ata jo vetëm janë faktorë të rëndësishëm brenda drejtësisë por edhe i përzgjedhin dhe kjo është një paradoks. Nga ana tjetër janë vetë politikanët fajtorë për humbjen e këtij sovraniteti, e kanë dhënë vënë dhe ndoshta kanë votuar të gjithë bashkë për dorëzimin e tyre”

5 komente në ““Sali Berisha bëhet përbindësh kur i preken interesat personale””

  1. Moni says:

    Akoma se kane kuptuar….

  2. ppa says:

    Personalisht mendoj se analizat e ketij Currit jane te denja vetem per studion e A.Canit; nuk ia vlen te percillen nga “TEMA”.

  3. Zeni biri i Qenit says:

    Berisha eshte trembur si lepur por ben si tiger. Ai eshte nje psikopat i lindur qe manipulon turmat e budallenjve dhe nuk ka cfare te beje me shume se kaq. Amerikanet per fat e njohin mire ate dhe mbeshtetesit e tij dhe e kane gati hapin e rradhes. Po kujton dikush se politika amerikane do ndryshoje kur Berisha te zbythe Bashen sheh vetem endra me sy hapur.
    I vetmi leshim qe ata i bene Berishes ishte nepermjet Bashes ta benin te leshonte vendin ne grupin parlamentar.
    Tani qe ai po leh si qen me bishtin nen shale do shohim me kenaqesi si do perfundoje Plaku i pshurrur Mere.

  4. Sul Koburja says:

    Llala doli me semundje mendore-epileptik.U plotesu treshja BERISHA-META-LLALLA tre te semure mendore ne krye te shtetit.Te Forte ne shqipot me tre te cmendur ne krye.S’eshte faji I tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje