Flamur Noka: Edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras

24 Shtator 2021, 10:07Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka thënë mjaft prerë se nuk do ta vriste kurrë partinë e tij, edhe sikur t’i vinin pistoletën në kokë.

I ftuar në “Log”, duke komentuar përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Noka tha se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.

Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual. Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. 

Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës,”- tha Noka.

2 komente në “Flamur Noka: Edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras”

  1. Ilir says:

    Aman mor Aman… me pistoleta me trimeri “duam baben” pa edhe bar hame…! Po jemi ne 2021 ooooo ju shpelafte nje…! Jeni jashte kohe… e jashte loje komplet. Li

  2. luan says:

    Normal , nga roje parkingu u bere minister me mbi 5 miljon euro ashtu sic ke deklaruar ne nje lokal ne Dhermi , apo harrove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje