Flamur Noka: Selami, Topalli, Patozi? Po ku krahasohen ata me Berishën. Artur Zheji: Do hanit bar po të mos përjashtohej Saliu

24 Shtator 2021, 10:18Politika TEMA

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi në “Log.” se PD duhet të largojë Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë në mënyrë që partia të ribashkohet dhe të rikthejë potencialin për të fituar nga Edi Ramës.

Madje, Noka shpjegoi edhe rrugëtimin që do të ndjekë Berisha dhe mbështetësit e tij për largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Sipas Nokës, mjafton mbledhja e firmave të ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të filluar procedurat e shkarkimit nga drejtimi i partisë.

“Është kuriozitet kjo procedurë, por nuk është fare e rendësishme çështja e aspekteve teknike. Kjo është e shkruar në statut. Mund të mbledhës ¼ të firmave të Kuvendit Kombëtar dhe fillojnë procedurat”, tha Noka duke theksuar se në fakt, për mbështetësit e Berishës nuk është ky problemi kryesor.

Problemi kryesor është se Basha sipas tij nuk frymëzon demokratët dhe nuk i çon më drejt fitores.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Flamur Noka: Procedurat nuk janë problemi real. Problemi real është nëse Lulzim Basha frymëzon më apo jo? A i motivon ai tani demokratët për betejë kundër Ramës? Unë mendoj se jo.

Mentor Nazarko: Deri dy muaj më parë, ju besonit se i motivonte..

Flamur Noka: Po nuk kishte krizë deri para dy muajve. Ai ka përjashtuar shumicën e anëtarësisë. Berisha ka një ndjekshmëri të madhe. Basha nuk frymëzon më. Nuk bashkon dhe nuk motivon më.  Kush do mund të jetë në krye të PD-së dhe ta bëjë këtë, përveç Bashës. Zgjidhja e vetme është largimi i Bashës nga drejtimi i partisë sepse nuk bashkon më.

Endri Xhafo: Po kur largoi Selamin, Topallin, Patozin..bashkonte Basha?

Flamur Noka: Unë kam respekt për ata emra, por nuk krahasohen.

Artur Zheji: Berisha nuk është përjashtuar nga PD. Kjo ka ndodhur jo me vullnetin e lirë të Bashës, por prej një ekuacioni gjeopolitik nën kërcënimin se do të shpallte të gjithë PD-në “non grata” dhe do t’i hiqte çdo shans për të fituar zgjedhjet. Ti s’mund të sakrifikosh të gjithë partinë për çështjet personale.

Flamur Noka: Një lider nuk mund të mos i përballojë shantazhin, qoftë edhe nga aleatët më të fortë. Basha duhej të pyeste bazën për vendimin dhe jo të merrte vendim personal.

Artur Zheji: Po të ishte pyetur baza, atëherë duhej të zgjidhnin të hanin bar?

Flamur Noka: Pse, tani çfarë po hanë? Kashtë?

4 komente në “Flamur Noka: Selami, Topalli, Patozi? Po ku krahasohen ata me Berishën. Artur Zheji: Do hanit bar po të mos përjashtohej Saliu”

  1. Ilirjan says:

    Selamin e largoi… S’ka problem, po ashtu Topallin Patozin… Vetem baben mos ja prek mulit, dhe mulrave… E duan fort baben?

    1. Zeni biri i qenit says:

      Tani po hani m jo bar e kashte . Saliu esht si qente qe lehin me bishtin nen shale. Nje psikopat manipulator qe genjen turmat e budallenjve te cileve ju duket se pa Saliun pushon jeta. Amerika per fat te mire i njeh te gjithe si Saliun dhe pasuesit e tij. Ne qofte se Saliu pret nje shans tjeter prej amerikaneve nuk ka per ta shijuar kurre. Shansin ja dhane nepermjet Bashes te terhiqet ne strofullen e vet dhe te mos perzihet me.
      Tani Saliu po ben si qen i rrahur dhe kercenon nxenesin e tij besnik pse i nguli gozhden e fundit ne arkivolin e politikes.
      Saliu nuk eshte trim por frikacak nuk eshte tiger por lepur qe ben si tiger.
      Gallatat nuk kane mbaruar prisni se do i shijoni.

  2. Tomi says:

    Zheji paska lyer floket ?
    Muli deri dje kur perjashtohej ndonjeri nuk fliste tani thote ,epo eshte dnryshe per berishen …e pse na qenka ndryshe ,sikur ata qe perjashtoi berisha te kishin drejtuar partine sot sdo ishin ne kete gjendje .
    Si me lulin si me berishen o mul ju jeni te marre fund …sa me shetj ta kuptoni aq me shpejt mund te vini ne pushtet se vdiqet per pak ofiqe mor aman …lot lot

  3. raul says:

    Jane mesuar keta te pd se me grushte shteti , e mbani mend ne 1998 grushtin e shtetit te organizuar nga pd kur hyne ne kryeministri naziskinet e mamurrasit dhe lane trupin e Azemit tek dera e kryeministrise. E mbani mend kryeperbindeshin Sali Lusha mbi tank duke terrorizuar Tiranen. Si duket kryevagabondi i Shishtavecit do te beje grysht shteti brenda pd se me Sali Lushe kundertankun .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje