Rama takon kryeministrin e Holandës: Rutte në Shqipëri më 10 nëntor, rikonfirmon mbështetjen për integrimin

24 Shtator 2021, 16:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Holandës, Mark Rutte në selinë e OKB.

Përmes një postim në “Facebook” Rama shkruan se kryeministri holandez do të vizitojë Shqipërinë më 10 nëntor për të rikonfirmuar mbështetjen për negociatat.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje