Konflikti SHBA-Francë për nëndetëset, anën e kujt po mban Shqipëria?

25 Shtator 2021, 09:37Politika TEMA

Në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez TV5 Monde, kryeministri Edi Rama ka është pyetur nga gazetarja në anën e kujt pozicionohet Shqipëria sa i takon konfliktit më të fundit mes SHBA-së dhe Francës për çështjen e nëndetëseve.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se Shqipëria nuk ndërhyn në çështje të tilla që kanë të bëjnë me shtete si SHBA dhe Franca.

Pyetje: Ju mbroni multilateralizmin, kriza trans-atlantike ka vend në OKB me çështjen e nëndetëseve. Si vend europian shumë i lidhur me SHBA, në cilin krah qëndron Shqipëria, në anën e Francës apo në anën e Uashingtonit?

Kryeministri Rama: Jo. Ne jemi vërtetë aletatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës dhe nuk hyjmë në këto lloj krize, le të themi mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur, dhe nga ana tjetër jam i sigurtë që ndërmjet Presidentit Macron dhe Presidentit të SHBA Joe Biden ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore.

2 komente në “Konflikti SHBA-Francë për nëndetëset, anën e kujt po mban Shqipëria?”

  1. PaEmerFare says:

    E dini si thoshin analistet neper studio televizive ne France ? Qe “Franca duhet te kthehej tek aleatet e saj te perhershem Rusia dhe Kina”… Kjo i shpjegon te gjitha: vend bastard ! Prandaj Shqiperia duhet te mbaje gjithmone anen e aleateve te saj me besnike : SHBA, Gjermani dhe megjithese me vonese edhe Mbreteria e Bashkuar!

  2. spata says:

    Po ja jap une pergjigjen se me ke eshte Shqiperija . Rama ka dobsit e tija per vendet Evropjane,se keshtu ja do puna , por populli shqiptare mendon ndryshe per to .E para, qe ka dhe rendesine me te madhe ,eshte se shqiptaret, qe jane sot ne kete gjendje e dine se eshte kjo France dhe te tjeret qe ne vuajme pasojat e coptimit te trojeve . Franca,Gjermanija, Anglija dhe Rusija as qe ju bie nder mendje te korigjojne vehten e tyre per ato qe ju kane bere shqitptarve . Koha e solli qe ato te tregojne ate qe eshte me minimale .Pas nderrimit te sistemit ,ku Shqiperija ju bashkua krahut Perendimor ,tju kerkojne falje shqiptarve e ta pranojne ne familjen Evropjane .Keshtu disi shfaqsohen per te shkuaren e tyre te erret ndaj shqiptarve .
    SH.B.A eshte 10 hap para Frances per ato kontribute qe i ka dhene popullit shqiptare e po ju jep. Franca dhe ato arme qe kemi blere prej saj ,se gje tjeter nuk te ofron ,na i ka patur me hile . Jane jashte gadishmerije per defekte teknike . Ka dhe shume evenimente te tjera ne fushen e politikes qe perkrahe e nxit veprime destabilizimi ne Shqiperi nepermejet agjenturave te saj .Nuk del hapur por kur behet fjale per vendime kryesore ose apstenon ose del kundra . Ja kjo eshte pergjigja, sipas llogjikes time, se ne ke krahe jane shqiptaret .
    Zonja e nderuar gazetare . Pyetjet tuaja jane shume provokuese qe su lejohet te fusni nje K/M, te nje venddi ,qe ska pesh ne Bllokun Perendimor . Themi ne nga vendi i shqiponjave .Kur haen te medhenjet te vegjlit duhen te tremben e te bejne kujdes nga pasojat e sherreve. Kjo per faktin se historikishte ne keshtu e kemi pesuar .Dhe dicka ,brenda etikes gazetareske ,lexo pak me shume rreth Shqiperise e shqiptaret.Kjo do te te ndihmoje te orjentohesh me sakte per ato cka kane dashur e duan shqiptaret .Faleminderit qe i kushton kohe ceshtjeve te nje populli te vogel . Na e lini K/M te qete me keto pyetje kaq delikate. Na lini ku jemi e mos na ngaterroni me ato ceshtje qe ne nuk i zgjidhim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje