REPLIKAT me dyer të mbyllura/ Plas sherri në PD, Grida Duma-Shehajt: Je një hiç për mua, përdore lekët e llumit për të blerë vota. Bardhi: Kemi video, mos aktro

25 Shtator 2021, 09:23Politika TEMA

Kreu i selisë blu ka pritur këto dy ditë kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës. Në takimin ku ishin të pranishëm Basha, Shehaj, Bardhi, Duma, Vokshi dhe 6 kryetar degësh fillimisht foli krye demokrati Lulzim Basha përgjatë 40 minuta.

Por debati nisi menjëherë kur mori fjalën Agron Shehaj i cili i tha kreut të PD  se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Në kundërpërgjigje të fjalës së Shehaj, Panorama mëson se reagoi fillimisht Basha i cili i kujtoi se sondazhet politike janë profesionale dhe nuk mund t’i bëj çdo Call Center. Ndërsa i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje. Por gjatë kësaj mbledhje, Agron Shehaj është revoltuar dhe sipas burimeve të Panorama.al i është drejtuar Bashës duke i thënë se s’mund ta mësoj askush sesi të flas pasi nuk është nxënës apo student, por njeri që bën biznes.

Shehaj është përplasur më pas edhe me nënkryetaren e PD, Grida Duma dhe Sekretarin e Përgjithshëm pasi këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së. Mësohet se gjatë mbledhje me dyer të mbyllura Duma dhe Bardhi i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj Shehaj.

Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.

Lulzim Basha: Edhe një herë,  ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s’më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën.  (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh.

Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.

Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë?

Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!

Agron Shehaj: Jam unë asgjë?

Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët  për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare. Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.

Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër…

Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu.

22 komente në “REPLIKAT me dyer të mbyllura/ Plas sherri në PD, Grida Duma-Shehajt: Je një hiç për mua, përdore lekët e llumit për të blerë vota. Bardhi: Kemi video, mos aktro”

  1. Epo kjo pune says:

    Parti skuthash… Yuri Kim ky llum eshte ne opozite, nuk ngjallet nje parti e vdekur, sponzorizoni nje brez tjeter jo keta palaco ndryshe avazi do vazhdoje se keta plehrat jane me SHBA nga halli jo nga malli..

  2. Iso says:

    As me shume e as me pake por puro, babaleparti!

  3. Taulant says:

    Po Basha perdori Jemin Gjanen per tu zgjedhur .
    Agroni nuk kishte asnje mbeshtetje nga Partia .

  4. Edkari says:

    Po krijohen fraksionet.
    Grupi i “Te rinjve” kunder grupit te “Qorrit” dhe “Xhepit”; “Dysheku” dhe “Shamikuqja” mbrojne alternativen e servilizmit ndaj krytarit te Py Dy-se, veçse ne kohe moderne me vidio, dhe jo me “debatikas” dhe “lulkuqe mbi mure”

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Ho mër ti, kokë bosh, nuk bindeshe kur te thoshim qe nuk na e ka fajin Edi Rama qe humbet PD-ja, sepse e kemi te keqen brenda ne PD.
      Jo dhe jo juve, o Berisha, o rashe e vdiqa. Shkelet edhe mbi gjakun dhe vuajtjet e atyre që u kalben burgjeve të diktaturës, duke shkuar mbas Komunistit Sali, dhe u bete edhe antiamerikanë.
      Ju prape Rama ik, Rama ik, my dy gishtat palestinezë, si idiotë nëpër rrugë, a thua se ju pjerdh Rama me gjithe dy gishtat idiotë qe mund t’i fusni mbrapa tani.
      Rama rrëzohet vetem me votën e popullit. Keshtu që duhet bere populli per vete.
      Dhe u gjet Gaz Bardhi qe te bëjë popullin per vete. Ha ha ha ha.

      1. Taulanti says:

        Ca thua o idiot.nuk e kupton qe nuk jam une po eshte suflaqja i Rilindjes qe me kopjon emrin.

    2. xheJ. eN. Bi. says:

      O KariEdit…
      E si e katandisët partinë kështu, ai vrarë…???
      PD- ja më ngjan si ajo Wc. -ja që ka qënë përball Partizanit të pa njohur në Tiranë.
      Nëse është mbyllur ajo ( se kam vite pa ardhur në Tiranë) besoj se tani e bëjnë sjurën te Shqupi.

  5. Lida says:

    HAHAHA “” MASAKRA ELEKTORALE ” .KETA PD- STET JANE TE ÇUDITSHEM.ATE QE BEJNE VETE , PRA BLERJEN E VOTAVE ME PARATE E LLUMIT JA VESHIN KUNDERSHTARIT.HIPOKRITE E MASHTRUES !!!

  6. Juli says:

    Shantazhe shantazhe di kjo parti.
    I ka mësuar sali QENI.

  7. Selua says:

    Brënda PD-sësësë…. paska LLUM që blihet me para dhe Lulushka&Bardhashka paskan vidio?!?!?!?
    Turp për Birishën qi i rëndon kot këtij dheu.
    T U R P-T U R P-T U R P

  8. Fatosi-kosove says:

    Personalisht skam asnje interes as nga shehaj e aq ma pak nga PD,por duke i njohur gjithe keta qe nga basha, dumka, bardhi, e deri te shehaj, nese duhet zgjedhur nje nga keta ateher per mua shehaj eshte e keqja me e vogel per shqiperine, sepse te gjithe te tjeret ne PD i solli berisha pasi ishin deshmuar si kriminel prandaj i sulen tashe shehajt duke e kercenuar edhe me video te tipit babale,kurse videot e bashes duke faksifikuar zgjedhjet sa her kishte ne PD qe nga Olldashi e deri tek e fundit me 13 qershor per dumken dhe bardhin Jane te rregullta siq ishin edhe per berishen deri sa e larguan nga grupi (kriminel), nje gje eshte e qarte se shqiptaret çdo dite e me shume po e kuptojne se kriminelet e vetem ne shqiperi Jane struktura e PD-s qe vetem vonim se do hane koken njani tjetrit tash se siq thot populli zullumi kputet kur trashet, nuk mbahet as familja e ler me partia le me kriminel e hajna siq eshte katandisur PD Ku kumonen mban basha ne qafe e rrumin ja luan sali berisha, te gjithe kriminelet tash po orvatet ti marrie berisha kurse basha po mashtron veten se i kontrollon ai, ditet ne vazhdim shqiptaret do shofin pisllakun e vertet.

  9. daku says:

    Dmth keta incizojne njeri tjetrin kur bkejne vota dhe Ramen nuk e incizojne. Hahahaha cfare garash!

  10. Timi says:

    Skemi pa gjë akoma. Do hajne kokat njëri tjetrit tash.

  11. Eduart says:

    Ne ditet qe Vine do te kete histori me te bukura nga treshja e spiuneve te ndyre basha ,barchi bhe kjo qe sja di emrin po’ ja Ve gerdalle.

  12. Muli says:

    Me ne fund mbledhja e organizates baze te PDSH-se e gjeti armikun. Ai do te denohet ne menyren me shembullore. Hajde nivel hajde. Me ata skutha dhe spiuna qe ka verdalle Tulipani i Utrehtit nuk vjen kurre ne pushtet. Populli ju urren dhe perçmon tej mase.

  13. zalua says:

    Gone mos u mer me grida baxhellen dhe me gaz byth…… ti je fisnik.

  14. Vranakonti says:

    Kokat ngrenci,o maskarenj.PD eshte parti e maskarenjeve dhe duhet te dalin jashteligjit.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Keta qekan te dhjevsha ish sigurimsat e PPSH-se. Filmojne njeri- tjetrin hahaha… Grigje, I love it when you speak like that.. I’m going to get the whip on you.. You need a rought pounding..

  16. Kaon says:

    Zoti Agron. Une nuk Ju mesoj dot per veprimet qe Ju beni.Por meqense te njoh mire familjen tende dhe paraardhesit e tu do te doja te te jepja disa mendime. Qe je future ne politike dhe do te kontribuosh per vendin tend kjo eshte gje e mire dhe Ju mbeshtes. Por qe je future ne Partine Demokratike dhe don qe t;i japesh fizionomi dhe profil te nje partie te djathte mendoj se ke bere zgjedhjen gabim. Ajo parti eshte projektuar
    nga amerikanet si nje parti gjoja e djathte por me program , me veprime dhe me njerzit qe ngrihen ne karriere ne ate parti jo te djathte.Une ne moshen tende ose edhe pak me i ri kam pervojen time ne ate parti dhe me idealizem mendoja ashtu si mendon ti sot.Por me dhimbje dhe keqardhje mund te them se ajo eshte nje parti fasade. Qe te besh karriere ne ate parti duhet te kesh te pakten tre kushte .
    1. Te kesh prejardhje familjare komuniste.

    2. Te kesh qene i implikuar ose lidhje te drejtperdrejta me ish-Sigurimin e Shtetit.

    3.Te kesh mbeshtetje nga te huajt per realizimin e qellimeve te tyre jo te Shqiperise.

    Nga sa une Ju njoh Ju dhe familjen Tuaj Ju nuk i permbushni keto kushte.Prandaj me dhimbje Ju them se nese doni te vazhdoni me tej politiken do te ishte me e mire qe te inkuadroheshit ne nje formacion politik , ndoshta edhe te krijohej i ri , me njerez si Ju per te shprehur ne public pikpamjet dhe qendrimt Tuaja dhe njerezve qe mendojne si Ju. E shikoni me cfare mllefi dhe fjalori ju etiketojne Ju ata qe jane njerez ordinere dhe me deformime karakteri, familjare dhe me vese. Kjo eshte nje lufte e gjate gati 200 vjecare qe pjesa e shendoshe shqiptare , paseardhes te rrymes politike te Frashellinjve ben me pjesen tjeter qe ka punuar dhe punon kunder interesave te Shqiperise tone qe e kane katandisur kaq te vogel dhe te varfer.
    Kaq kisha te uroj shendet dhe respect per ty dhe parardhesit e tu qe edhe ne ferrin e burgjeve komuniste e kane thene fjalen e lire ashtu si e kane ndjere.E kam fjalen per gjyshrit e tu Sulo dhe Temo Shehu . Ju ndritte shpirti atje ku jane.
    .

  17. Sigurimsi says:

    Me sa duket e ashtuquajtura nga ne banoret e Tiranes si Shtepia me Gjethe , e perdorur nga sigurimi I shtetit ne kohen e diktatures na qenka rikrijuar nga Babalistet e PD .
    I pafshi hajrin!!?!?!

  18. Nje mergimtar says:

    PD-ja eshte nje shporte me karavidhe,ku asgje nuk te mbush mendjen se ata mendojne per vendin.Agroni mund te kete bere sondazhe per kryetarin dhe rezultati mund te jete ai qe thote.Ai rezultat nuk merret per baze kur ka nje dokument zyrtar “zgjedhjesh ne parti”dhe Agroni e ka peanuar ate.Po te mos e kish pranuar nuk do te gjendej ne ate mbledhje.Ne momentin qe cdo individ pergjohet nga partia,s’ka me demokraci,s’ka me parime,s’ka liri por vec diktature te kryetarit.Te tjeret jane thjesht servila per te rrembyer ndonje kocke.Demokratet e vertete Shqiptare nuk jane pjese e partive politike por thjesh shohin punen e tyre pasi e dine se c’perfaqesojne ato.Shikoni pasurine qe ata “politikane”kane sot vetem me rroga shteti e pa asnje aktivitet fitimprures privat.Agroni ka hyre ne politike me gjendje ekonomike nga bisnesi i realizuar pa politike.

  19. se cme kujtojne ballin kombetar kta ne kohen e kuftes…qe ishin grupe grupe neper krahina si banda hajdutesh…ku vidhnin bageti e hanin qyl neper fshataret…erdhi dita qe te kacafyteni brenda llojit…erdhi dita kur shqiptaret te bejn sehir e zgerdhihen me ju…ashtu ju pafshim ..koken hengshit…u bofshit mut per pulat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje