“Çfarë dreq njerëzish jeni!”, debati për situatën në PD, Frrok Çupi braktis studion gjatë debatit

28 Shtator 2021, 15:16Politika TEMA
“Çfarë dreq njerëzish jeni!”, debati për

Një debat mes të ftuarve në “ABC Live” ka detyruar analistin Frrok Çupi të ndërpresë në mes intervistën me Skype.

Gjatë një përplasje me demokratin mbështetës të Berishës, ai është ngritur nga tavolina, duke shkëputur lidhjen me Skype.

Gjatë  diskutimit Hoxha shprehet se PD duhet të largojë pengun e Edi Ramës që ka për kryetar ndërsa Çupi deklaroi se ai nuk mund të marrë përsipër të flasë në emër të popullit shqiptar.

Pjesë nga debati:

Frrok Çupi: Jam i sigurt që do të hapen dritaret e tjera. Jemi gati për të pritur se çfarë do të ndodhë.

Lisandër Hoxha: Ju i bëtë gjyqin. Le të hapet çdo dosje. Kjo nuk e pengon PD për të larguar pengun e Edi Ramës që ka sot kryetar dhe t’i kthehet të rinjve dhe të rejave.

Frrok Çupi: Si merrni përsipër për të folur në emër të popullit shqiptar. Çfarë dreq njerëzish jeni.

Unë flas për PD, jo për popullin shqiptar.

Frrok Çupi: Si mund të flisni në emër të popullit, a jeni në vete. Populli shqiptar e neverit Sali Berishën dhe juve të gjithëve që mbroni Sali Berishën. Do ta shikojë liderin tuaj prapa hekurave.

Frrok Çupi: Kjo është fantazia juaj, unë jam dakord.

3 komente në ““Çfarë dreq njerëzish jeni!”, debati për situatën në PD, Frrok Çupi braktis studion gjatë debatit”

  1. Ndroqi says:

    Si puna e ketij Lisandrit jan gjithe ata qe I jan bashkuar kriminelit Sali Berisha,shpresojne qe nepermjet tij te lepijne ndonje kocke,por harrojne qe shpellarin e Vicidolit e pret burgu.

  2. Kruja says:

    PD behet alternative qeverisie nese deklaron publikisht shkeputjen perfundimtare nga berishizmi. Kjo deklarate duhet te jete e formuluar nga nje kuvendi i PD-se ku analizohet c’fare ka ndodhur ne kete parti, c’fare pergjegjesie ka kjo force politike ne ngjarje te tilla si Gerdeci, 21 Janari, 1997-ta, 1998-ta, te argumentoje ndryshimin e plote te kursit dhe te binde elektoratin se platforma e kesaj partie eshte reformuar thelbesisht. Denimi publik i berishizmit eshte rruga drejt reformimit dhe se ardhmes. Ndryshe nuk ka te ardhme per PD-ne. Iluzionet nuk jane keshilltar i mire sepse populli nuk mund t’i besoje qeverisjen nje partie kaq shume anti-demokratike sic eshte sot PD-ja.

    Keta te PDse nuk duan ta pranojne kete realitet edhe pse e dine te verteten se jane vete aktoret e akteve anti-demokratike qe kane shkaterruar Shqiperine per 30 vjet rresht. Ky eshte realiteti por keta nuk e pranojne dot dhe le te rrine ne opozite deri sa te binden qe populli nuk mashtrohet dot prej tyre. Deri kur te binden se nuk mashtrojne dot popullin, keta do te vazhdojne te tjerin rrenat e tyre mediatike. Me keq per ta, kohe ecen…

  3. Veseli says:

    Hallall Çupit, eshte bërë fantazmë për ata që kanë vrarë e vjedhur me berishën. Sot në vitin 2021, të këthehesh tridhjet vjet mbrapa, duke këthyer berishën në pushtet. Turp dhe idiotizëm që kurrë nuk mund të realizohet nga disa salushianë që mendojnë se do vijë dhe një herë koha tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje