Forcat e rendit kanë identifikuar tashmë vendin ku fshihet autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.
Aldo Rama, 21-vjeçari i dyshuar për krimin, mendohet se ndodhet në një vilë, një banesë me ngjyrë të bardhë që ndodhet rreth 400 metra nga vendi ku u konsumua krimi, në zonën e Kune Vainit në Lezhë.
Zona përreth po monitorohet nga forcat speciale Renea, repartet e FNSH-së si dhe nga ajri me helikopterë. Nga pamjet duken qartësisht të paktën dy efektivë të forcave speciale që ndodhen në çatinë e godinës në fjalë.
Ndërkohë, dalin detaje të reja mbi dinamikën që i mori jetën oficerit të policisë. Sipas burimeve, Hoxha ndodhej me 4 kolegë të tij kur ndaluan një mjet që rezultonte me targa të vjedhura. Ndalimi ishte pasojë e dyshimeve se në atë zonë të mbrojtur nga shteti për pasuritë natyrore, po kultivoheshin lëndë narkotike.
Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, në arrest shtëpie për drogë, duke u goditur në zemër, ndërkohë që Rama ka mundur të largohet rreth 1 kilometër nga vrasja duke braktisur mjetin.
I qerroni prinderit te paret… nje 21 vjecar kaq kriminel eshte produkt i prinderish maskarenj dhe imorale…
I ka hije te japi jeten per detyren por antiplumbin e mban vesh Rama e jo ai duhet ta mbaje.
Ardi dhe ministri duhet te sqarojne njerezit pse policet vajten atje me duart ne xhepa. Ishin atje per kontroll apo kishin vajtur per te vjele gjobat per shefat? Sa me shpejt ta sqarojne, aq me mire. Keshtu edhe polici i vrare gjen prehje.