“Ballkani i Hapur”, Ursula von der Leyen: Mirëpresim çdo nismë brenda Procesit të Berlinit

28 Shtator 2021, 12:53Politika TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke iu referuar “Ballkanit të Hapur”, deklaroi se mirëpresin çdo nismë që brenda kuadrit të Procesit të Berlinit.

Von der Leyen tha se nuk duhet të fokusohen me imtësi tek fjalët, por procesi duhet të jetë i hapur.

“Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin  marrëdhënieve ekonomike, edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdoret. Si kuadër që të gjashta vendet e rajonit do të përfitojnë.

Çfarë do lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit që është bashkëpunuese mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, të jetë proces i hapur dhe gjithëpërfshirës. Që të ketë një integrim të thellë sepse kjo është pjesë  procesit,” deklaroi ajo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje