“Ju kemi mposhtur në fushëbetejë”, shtypi serb kundër Ramës: Bën heroin në Prishtinë

28 Shtator 2021, 11:44Politika TEMA

Një ditë pas vizitës së Ramës në Kosovës, faqet e para të gazetave serbe janë të mbushura me deklaratat e tij të forta në Prishtinë. “Vesti”, një prej të përditshmeve më të mëdha në Serbi i bën jehonë deklaratës së Kryeministrit Shqiptar, në lidhje me “lëvizjen teatrale” të trupave serbe.

“Rama bën heroin në Prishtinë: Tanqet e Serbisë, Teatër!”, titulli i Vestit. Ndërkohë, të përditshme të tjera me tirazhin më të madh, “B92”, “Kurir” dhe Agjensia e Lajmeve “Tanjug” përqendrohen tek deklarata tjetër e fortë e Ramës.

“Nga Prishtina, Rama i thotë Serbisë: “Ju kemi mposhtur në fushëbetejë””, titulli i tyre.

E ndërsa komentet e gazetave janë njëzëri armiqësore, jo të gjithë qytetarët serbë ndajnë këtë qëndrim. Në seksionin e komenteve të “B92”, shumë qytetarë fajësojnë qeverinë e tyre për situatën e krijuar, ndërsa të tjerë thonë që pavarësisht në u pëlqen apo jo, fjalët e Kryeministrit Shqiptar janë të vërteta.

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?dd=27&mm=09&nav_category=640&nav_id=1928525&yyyy=2021

“Sinqerisht, të gjithë duhet të qëtësohemi këtu”, shkruan Dragan, për të cilin një luftë e re në shekullin XXI do të ishte jo vetëm e pakuptimtë, por edhe katastrofike për Serbinë. “Rama ka 100% të drejtë. Ky është një show për konsum të brendshëm. Në vend që të pranojmë faktin që marrëveshja e targave është arritur para 5 vitesh dhe vetëm tani po zbatohet, ne vijojmë mbështesim këtë situatë. E vetmja gjë që bëjmë, është të krijojmë probleme të reja për veten tonë”, shkraun Vitali.

Një shtetas serb, me psuedonimin “Arthur”, ironizon mbi historinë evendit të tij, që ka festë kombëtare humbjen kundër otomanëve në betejën e Fushë Kosovës. “Ne nuk pranuam pushtimin otoman për 3 shekuj e gjysmë, nuk na kushton gjë të mos njohim këtë “realitet” për disa dekada”. Ndërsa një tjetër qytetar, komenton shkurt: “Çfarë ka thënë të pavërtetë Rama?”.

 

9 komente në ““Ju kemi mposhtur në fushëbetejë”, shtypi serb kundër Ramës: Bën heroin në Prishtinë”

  1. Serbet kane qen dhe jane trima dhe fitimtare perball civileve te paarmatosur ,
    pleqeve ,grave ,femijeve dhe kjo tregon qarte ,ate se me ke intepretojne ata si fushe beteje !

    Hajt le te armatosemi njelloj me armatimet e kohes dhe dalim ne FusheBeteje dhe shikojm se
    cili del Fitimtare si i ka hije Burrave dhe Dinjitetit Njerezore .

    Ose dalim te gjithe si ne Mesjete me Shpata (hahah) dhe shikojme se kush Fiton
    ne fushen e Betejes se Burrave .

    Boll na bet Te fortin mbasi ju shtyn armet pas bythe Rusia pa te cilen ju si dihet ne se
    do ishit ala sot ne Ballkan .

    1. Sqepari says:

      Keni te drejte hero! Keta serbet, Jane bere gjithnje trima me njerez te paatmatosur, te pambrojtur, sidomos me grab, pleq e femije

    2. Edkari says:

      Po po i keni mundur gjithnje me pabesi por jo serbet por kosovaret.
      Nuk po e zgjas por po permend brigadat sllavo-komuniste-fshatare-shqiptare qe
      shkuan ne fillim te 45 ne Kosove e detyra tyre ishte te çarmatosnin brigadat shqiptare.
      Jugosllavet e shikonin se nuk mund te benin ligjin ne Kosove derisa kosovaret ishin
      te armatosur e te inkuadruar ne formacione ushtarake.
      Tito thirri ne ndihme vasalin ose sherbetorin e tij Enver Hoxhen e i kerkoj qe partizanet
      shqiptare te vinin ne Kosove e te mashtronin kosovaret qe duke menduar se shqiptaret
      jane vellai i madh.
      Dorzoni armet ke ne qe jemi vellai madh i juaj,do ti evidentojme,regjistrojme dhe do ju a japim perseri juve
      e tani ju shkoni ne shtepi.
      Kosovaret i besuan vellait madh dhe e hengren sapunin per djathe dhe i pastruan e dorzuan armet
      e u kthyen ne shtepite e tyre.
      Pak kohe mbas kesaj rreth 6 mije djem te rinj kosovare u thirren nen arme e i u tha se do shkonin ne Kroaci
      ne sherbim ushtarak.U mobilizuan dhe ne kollone marshimi kaluan nga Kukesi ne Shkoder.Per gjate teritorit tone
      keta mjerane shoqeroheshin apo me sakte ruheshin nga disa ushtare jugosllave por kishte dhe shqiptare qe
      ishin shume me teper ne numer.Ishte nje torture e vertete ku shumica e rekruteve kosovare ishin zbathur e te uritur
      dhe kur ndonje prej tyre nuk mund te ecte e behej shkak qe kollona ecte me ngadale atehere e merrnin ne cfiliturin
      e ndanin nga shoket dhe i fusnin nje plumb apo e hidhnin ne lume.Shtoj se shumica rruges eshte pershkuar gjate bregut Drinit.
      Shkodranet kur i pane qe keta hyne ne Shkoder menduan se jane rober lufte te keqtrajtuar apo jane te burgosur e
      askush se besonte se jane rekrute.
      Sapo i çuan ne Tivar keta rekrute u vrane pabesisht nga ushtaret jugosllave e kjo fale ndihmes qe vellai i madh i dha duke ja marre armet vellait vogel.
      Tashti ne skene por ne ato role jane Vuçiç e Rama.
      Shqiptaret po se po por dhe kosovaret duhet ti tregojne vendin Rames dhe thiken me helm qe mban ne dore e doren mbas shpine tja ngulin ne zemer.

      1. Ilirjan says:

        Cfare, kujton se ka nge dikush te lexoje nje koment sa dyfishi i vete artikullit?!

  2. mik says:

    Mos na tranoni pash Zotin.
    E si mund te konsiderohet trim dhe burre dikush qe perdhunon gra e vajza te pa mbrojtura ?!!
    ( e per te tjerat i tha nje komentues me part ).

  3. Angjelini says:

    Cdo popull qe ushqehet me genjeshtra dhe me iluzjone eshte i destinuar te deshtoj. Rraliteti eshte se Kosova eshte e pamvarur nga serbia por populli akoma mendon te kunderten pasi u eshte bere lavatrice truri. Aq me keq per ta. Ndersa ne Shqiptart duhet ti leme fjalet e medha dhe ti pervishimi punes. Kombetarisht duhet ta luftojme korrupsjonin dhe te vendosim njerz te afte ne pozita shteterore. Duhet patjeter te investojme ne ushtri dhe ne mbrojtjen e territorit. Pra kjo nenkupton nje sistem ajror te afte per te mbrojtur qdo cep te territorit nga Mitrovica deri ne Sazan.

  4. Kosova says:

    DEKLARATA TE FORTA te rames ??!!!!
    Se tha qe kosova ka te drejte te kerkoje reciprocitet per targat e makinave? ?!!!!
    Apo levizje teatrale per perqendrimin e forcave serbe? ?!!!! Apo se Rama I paska mposhtur njehere? ?!!!!!!!!!!!!!!.
    Artikullshkruesi paska harruar se Rama fatkeqesisht ESHTE KRYEMINISTER I SHQIPERISE, por edhe faj nuk ka se ashtu si eshte sjelle Rama me Vuçiçin kto shprehje JANE VERTETE TRIMERI E MADHE.

  5. joel shkodra says:

    O gazetar, po ku e gjete shumesin e fjales “tank” – “tanqet”. Sipas fjalorit te gjuhes shqipe (dhe keshtu i kemi thene gjithmone) shumesi eshte “tanket”.

  6. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Ben Heroin ne Prishtine dhe Cingien poshte tavolines se Minishengenit ne Beograd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje