“Dua të shkoj me mamin”, e reja godet policin te dera e Infektivit

28 Shtator 2021, 12:39Politika TEMA

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej në spitalin Covid1 dhe policisë.

Dy të afërmit e një gruaje që sapo u shtrua në spital për shkak të koronavirusit kanë tentuar që të futen në ambientet e spitalit bashkë me të, gjë që është tërësisht e ndaluar.

Nisur nga rrethanat e krijuara, një efektiv policie që shërben tek dera e spitalit ka ndërhyrë për të ndaluar hyrjen e dy të rejave, por ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

Madje, njëra prej tyre, ka qëlluar policinë duke kërkuar të futet brenda.

Situata është qetësuar pasi në vend kanë ardhur edhe punonjësit e tjerë të sigurisë së spitalit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje