“Duam që Shqipëria të jetë në BE”, Ursula Von Der Leyen: E rëndësishme beteja për Reformën në Drejtësi

28 Shtator 2021, 12:45Politika TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Ajo theksoi se është bërë progres me reformat, por duhet të vazhdohet të ecet përpara si detyra të rëndësishme për të nisur procesin e hapjes së negociatave.

“E ardhmja e Shqipërisë do të jetë në BE dhe nuk ka pikë dyshimi. Duhet te cete përpara me negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Që të fillojmë bisedimet për anëtarësim e kemi diskutuar dhe po punojmë. Dua shumë që ky proces të ecë përpara dhe të kemi mundësi të fillojmë përpara fundit të vitit.

Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese. Thelbësore të ulet ky tension dhe të ketë dialog. Edhe BE u ndërtua mbi bazën e dialogut në fillimet e veta. Ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati.

Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për ecurinë në Reformën në Drejtësi. Gjithë këtë punë që është bërë dua tju përgëzoj dhe për ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar, ka qenë sukses i madh. Konsolidimi i këtij historiku është vendimtar dhe unë mirëpres punë të vazhdueshme në këtë drejtim,” u shpreh presidentja e KE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje