Rama: "Ballkani i Hapur" është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë

28 Shtator 2021, 13:20Politika TEMA
Rama: "Ballkani i Hapur" është vendosur dhe do të

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat me Presidentet e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që nisma e Ballkanit të Hapur është zbatim i Procesit të Berlinit.

Ai tha se shtetet që ende nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e saj, si Kosova, Mali i Zi, apo Bosnjë-Hercegovina, do t’i bashkohen herët a vonë.

“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i Hapur do të jetë patjetër hapësira ku do të vijnë, njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë.

Dhe kush vjen më vonë, thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.

 

1 komente në “Rama: “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Zoti Rama, mos ja fit kot tani. Te lutem.
    Une dje fola me Tritan Shehun dhe me tha qe Ballkani i Hapur ka rënë.
    Do thuash to që ata keshtu kanë thene nja 18 here per qeverinë tënde. Nuk jam kontra. Kane thënë.
    Por e ka thënë Lul Basha. Ndersa kete të Ballkanit e tha Tritan Shehu, dhe ai eshte burre zamani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje