Vrasja e efektivit në Lezhë, ambasadoja Kim: Policët përballen me rrezik, mirënjohës për heroizmin e tyre

28 Shtator 2021, 15:43Politika TEMA

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Me anë të një postim në “Twitter”, Kim shkruan se policët përballen me rrezik dhe duhet të jemi mirënjohës për heroizmin e tyre.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës.

Policët dhe të tjerët në rradhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin përpara drejtësisë”, shkruan Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje