46-vjeçarja ndërroi jetë pas mjekimit, drejtori i spitalit në Pogradec: Presim ekspertizën mjeko-ligjore

29 Shtator 2021, 12:31Politika TEMA

Shefi i Shërbimit në spitalin e Pogradecit, Vasfi Topçiu ka reaguar në lidhje me rastin e vdekjes së mësueses 46-vjeçare Anila Bazelli. 

Pas akuzave të bashkëshortit të të ndjerës se gruaja e tij ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, Topçiu është shprehur se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme pacientes, ndërsa shtoi se janë në pritje të ekspertizës mjeko ligjore.

“I shprehim ngushëllime t për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Personeli i urgjencës në spital pas paraqitjes së të sëmurës i është përgjigjur gjendjes së saj duke i dhënë ndihmën e parë.

Jemi në përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë”, u shpreh ai jashtë dyerve të spitalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje