A po përçahet PD nga lëvizja e Berishës? Basha: Kemi vetëm një armik

29 Shtator 2021, 16:45Politika TEMA
A po përçahet PD nga lëvizja e Berishës? Basha: Kemi

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në Durrës në kuadër të nismës së tij brenda PD-së të ashtuquajtur “Foltore” për të zhbërë vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Por a po përçahet PD me lëvizjet që po zhvillon në bazë lideri historik i së djathtës shqiptare? Kësaj pyetje, lideri i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj shkurt duke thënë se opozita ka vetëm një armik.

“PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill” tha Basha.

Berisha sonte në orën 18:00 do të takojë demokratët në Durrës. Ai është shprehur i vendosur për të vijuar takimet në bazë me qëllimin mbledhjen e firmave për të thirrur forumet e partisë për të rrëzuar vendimin e përjashtimit nga grupi, që sipas ish-kryeministrit është nul.

3 komente në “A po përçahet PD nga lëvizja e Berishës? Basha: Kemi vetëm një armik”

  1. E pyesin per MASKARADËN , reciton kengen e masakres !
    Po u bëre bajat o Luli , “masakren”
    qe ti e reciton çdo ditë , po qe se eshte e vertetë , kërkoje ne komisioneret , numuruesit ,vezhguesit tēnd që i kanë firmosur , vulosur , palosur ,apo deri sa i bene këto ti ishe KRYEMINISTER , kishe zgjedhur ministrat , por kur t’ë doli gjumi e more vesh që kishe humbur .

  2. Haka Tekizoti says:

    Ky kërriçi i Saliut vazhdon të quaj armik partinë në pushtet, pra rivalin politik e quan armik. Ç’mender politikani është ky? Mendimi i tij përpiqet të miklojë armikun e vërtet të postit të tij në parti, babain e tij politik që ishte betuar se s’do ta “vriste”, po që e detyruan ta vrasë e tani është në gjak me të.

  3. Martin says:

    Ti po e ben si gomari !! Ujku po e hante ai thoshte jam ne ender.. shiko saliun se do te haje koken o qyq po lere armikun ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje